Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paloka sulmon të deleguarin e Berlinit: Foli me gjuhën e Taulant Ballës në gjermanisht

Postuar: 13/06/2019 - 07:46

Ndërkombëtarët dhe ambasadorët e atashuar në vendin tonë vijojnë të shihen si “armiq” nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në Shqipëri. Ditën e djeshme në kuadër të një turi rajonal, vendin tonë e vizitoi një delegacion gjerman. Gjatë një konference për shtyp, Josip Juratoviç, anëtar i Bundestagut u shpreh se fajin që shqiptarët ikin nga Shqipëria e ka opozita, e cila ka dalë nga Parlamenti. Por pas kësaj deklarate ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Paloka e ka cilësuar kryetarin e delegacionit gjerman, si një të ftuar të kreut parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërsa e ka akuzuar atë se është i blerë nga mazhoranca, pasi foli me gjuhën e saj. Madje, ish-deputeti demokrat shkoi më tej kur ka hedhur edhe akuza se gazetarët nuk ishin të lirë të bënin pyetjet që dëshironin. “Sapo dëgjova nga një i ftuar i Tao Pallës që fliska gjermanisht se “fajin që ikin shqiptarët nga Shqipëria e ka opozita që ka dalë nga Parlamenti”. Dikush nga gazetarët donte ta pyeste: a e lexon Bildin ky Tao që flet gjermanisht. Po siç thanë gazetarët e pranishëm edhe mikrofonin dhe të drejtën për pyetje e jepte një Tao tjetër”, deklaroi ai. Ndërkohë, pak ditë më parë gjatë një prononcimi për mediat, Paloka i quajti “lojëra para ndërkombëtarëve” letrat për dialog, që Rama i ka dërguar së fundmi Bashës. “Letrat, Rama i ka një nga ato lojërat e tija të zakonshme që përpiqet t’ju thotë ndërkombëtarëve se unë jam gati për dialog, se shqiptarët e dinë mirë sa është. Me atë që ndodhi sot në KQZ ai e tregoi se çfarë qëllimi ka: Të manipulojë edhe këto zgjedhje, ndonëse pa opozitën”, u shpreh ai. Po ashtu, demokrati theksoi se rruga që ata kanë zgjedhur nuk vjen si pasojë e frikës që kanë nga reforma në drejtësi, apo nga ngritja e SPAK. Paloka tha se është pro këtyre institucioneve, por se ato duhet të jenë të pakapura nga Rama. “Janë bërë disa reforma tani, ajo që u nis që e votuam 140 deputetë është edhe ajo qe vazhdoi pastaj nën qeverinë e Ramës. E shihni si kemi ngelur pa gjykata. Kemi qenë ne ata që i kemi kërkuar të ngrihen sa më shpejt këto institucione. Po tani s’ke as reformë as drejtësi. Reforma siç po bëhet është një nga pasojat e këtij individi që drejton sot. I vetmi që e shkatërroi reformën në drejtësi është ai njeri. Ajo reformë sot ka degjeneruar në një pikë të tillë, sa është kapur nga njerëzit e Ramës”, nënvizoi Paloka.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 23:55

Një ditë para protestës së opozitës ka ardhur një tjetër reagim i fortë nga Ambasda e SHBA-së.

Postuar: 20/06/2019 - 23:51

Kryetarja e grupit parlamentar Demokratik, Rudina Hajdari është shprehur se nëse Presidenti Meta

Postuar: 20/06/2019 - 23:20

Një debat me tone të larta është zhvilluar në emisionin e Open ndërmjet Ervin Saljanjit dhe Spart

Postuar: 20/06/2019 - 23:11

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar nëse do të krijojë një forcë të re politike.

Postuar: 20/06/2019 - 23:01

Deputeti Lefter Maliqi thotë se është e pamundur të mbahen zgjedhje në Shqipëri në 30 qershor.

Postuar: 20/06/2019 - 23:00

Në një reagim në Facebook, Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët ta

Postuar: 20/06/2019 - 22:56

Pas reagimit të Ambasadës Amerikane e cila bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të distancohen në