Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paloka takon senatorët amerikanë: Qeveria është njësh me krimin e organizuar

Postuar: 12/08/2017 - 19:50

Një delegacion prej katër senatorësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis zhvilluan një takim mbi aktualitetin politik në vend me zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga selia blu behet me dije se nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka konfirmoi mirënjohen maksimale të popullit shqiptar dhe në veçanti të Partisë Demokratike për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë demokracisë në vend.

“Kjo vizitë është dëshmia më e mirë e kësaj mbështetjeje dhe të interesit të Shteteve të Bashkuara ndaj krizës që po kalon vendi”, tha Paloka.

Paloka, thuhet në njoftim, i njohu senatorët me faktin se prej katër vitesh Shqipëria është nën diktatin e një qeverisjeje të kapur nga interesa të ngushta kriminale, nje qeveri e cila ka mbështetur dhe është implikuar drejtëpërsëdrejti në kanabizimin e vendit. Me fitimet kolosale të trafikimit të kanabisit, tha Paloka, është financuar dhe blerja masive e votës anembanë vendit ne zgjedhjet e 25 qershorit.

“Raportet ndërkombëtare, si ai i Departamentit të Shtetit dhe të mediave ndërkombëtare kanë theksuar shqetesimet e opozitës. Krimi i organizuar dhe rritja e trafikimit të drogës është bërë nën bekimin politik. Qeveria ështe njësh me krimin e organizuar duke angazhuar me kohë të plotë dhjetëra individë me rekorde kriminale, përfshirë dhe kandidimin e tyre”, tha Paloka.

“Zgjedhjet e 25 qershorit treguan më së miri se fenomeni i shitblerjes së votës është tashmë masiv, se paratë e krimit e të drogës blejnë pushtetin, e pushteti mbahet duke lejuar krimin dhe drogën. E ky nuk është më një shqetësim kombëtar, por po cënon sigurinë e rajonit ashtu siç dhe theksoi dhe prokurori italian Roberti pak ditë më parë”,theksoi Paloka.

Paloka i rikonfimoi senatorëve se “Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për një Shqipëri demokratike e një qeverisje totalisht të shkëputur nga interesat kriminale e korruptive duke mbështetur integrimin europian ashtu si dhe forcimin e shtetit ligjor. Në këtë drejtim, kontributi Amerikan do të ngelet jetik duke dalur gjithmonë në krah të vlerave euro-atlantike të vërteta.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2017 - 18:15

Të shtunën më datë 26 gusht do të mbahet një takim joformal mes kryeministrave të Ballkanit perëndimor.

Postuar: 22/08/2017 - 17:58

Partia ZGJIDHJA, e drejtuar nga Koço Kokëdhima në një postim në “Facebook” deklaroi se thirrja e autoriteteve holandeze për ndërprerjen e lëvizjes së lirë për shteta

Postuar: 22/08/2017 - 15:36

Burime nga selia e Kryeministrisë tregojnë se është përfunduar struktura e qeverisë së re, e cila mesa duket do të ketë disa bashkime të ministrive aktuale.

Postuar: 22/08/2017 - 14:07

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli, zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Dedë Prenga si dhe përfaqësues të lartë

Postuar: 22/08/2017 - 13:55

Në një takim zhvilluar me drejtorët vendorë të Policisë, shefat e Komisariateve dhe të stacioneve policore, si dhe me drejtorët rajonalë të kufirit dhe migracionit, drejtori i p

Postuar: 22/08/2017 - 13:39

Partia Socialiste do të mbledhë të dielën, më 27 gusht, Asamblenë Kombëtare, organi i dytë më i lartë vendimmarrës mes dy kongreseve.