Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panariti: Fondet për subvencione të shkojnë për fermerët e dëmtuar nga përmbytjet

Postuar: 20/03/2018 - 14:37

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ngritjen e grupeve të vlerësimit për të evidentuar dëmet në fshatrat e Shkodrës të goditur nga përmbytjet.Pas mbledhjes së grupit, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kërkoi që fondet për subvencione të vihen në dispozicion të fermerëve, të cilëve u është dëmtuar prodhimi bujqësor.

“Fermerët nuk kanë më pse presin fondet propagandistike të xha Agros, por fondet për subvencione në ato zona ku prodhimi bujqësor tashmë është inekzistent duhet të kalojë për dëmshpërblimin e këtij prodhimi.Grupet e punës duhet të ishin atje për të bërë vlerësimet dhe për të filluar procesin e vlerësimit dhe më pas të dëmshpërblimit të dëmeve kastrofike nga kjo fatkeqësi natyrore.LSI kërkon urgjentisht bërjen e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara njëkohësisht dhe mbajtjen e përgjegjësive aty ku kemi veçanërisht shkarkime të parakorduara dhe të pa paralajmëruara që kanë rënduar më shumë situatën e përmbytjeve veçanërisht në veri të vendit. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme dhe mobilizimi i fondeve shtetërore, fondeve të emergjencës dhe fondeve të subvencioneve.”, tha Panariti.

Ish  minstri gjithashtu apeloi institucionet shtetërore të jenë në terren.

“Kërkohet ndërhyrje emergjente. LSI u bën thirrje institucioneve shtetërore të jenë në terren, të jenë përkrah banorëve të përmbytur, bizneseve të dëmtuara, fermerëve të dëmtuar dhe të mobilizojnë në rradhë të parë ndihmat emergjente që janë ato që duhen tashmë. Të zhvendosin popullatën nga banesat e përmbytura.”,  shtoi Panariti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 15:31

Në vijim të takimeve në kuadër të axhendës evropiane të Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi një takim në Estoni me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë László Kövér dhe me Marek Tadeusz Kuchciński Kryetar i Sejmit të Polonisë.

Postuar: 25/04/2018 - 15:16

Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati prej disa ditësh ndodhen në një vizitë zyrtare në SHBA.

Postuar: 25/04/2018 - 14:43

Drejori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, thotë “Nuk e mbajta dot dorën” teksa komenton përmes ironisë therëse “Dasmën e Skëndërbeut”,

Postuar: 25/04/2018 - 14:29

Qeveria ka çelur fazën e parakualifikimit për kompanitë që do të jenë të interesuara të zbatojnë projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin

Postuar: 25/04/2018 - 14:25

Kreu i FRPD-së në Shkodër, Arvit Bushati, i cili u shoqërua sot në polici bashkë me dy aktivistë të tjerë, nuk ka pranuar që të flasë për blutë.

Postuar: 25/04/2018 - 14:20

Për Lirinë e Shtypit në vitin 2018 Shqipëria renditet e 75 në botë, me një përmirësim të ndjeshëm me një shkallë nga viti i shkuar .