Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panariti ngre alarmin: Rezervuarët mund të çahen dhe të shkaktojnë tragjedi

Postuar: 07/12/2017 - 22:11

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në “News24”, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka bërë një deklaratë mjaft alarmante.

Ai u shpreh se rezervuarët në vendin tonë, rrezikojnë të çahen, gjë që do të shkaktonte një tragjedi shumë të rëndë.

“Jemi përballë një rreziku shumë të madh dhe konkret. Një rezervuar në mënyrë ciklike, duhet zbrazur, duhet thelluar. Rezervuarët kanë kaluar në administrimin ë bashkive. Një kryetar bashkie nuk e ka prioritet. Shiko çfarë po ndodh, po çahen rezervuarët. Ka një sërë rezervuarësh që janë në prag shpërthimi, do krijojnë cuname të vërteta. Kërkohet komision që të investigojë këtë gjendje të rezervuara. Mund të shkaktohet tragjedi e vërtetë. Rezervuarët nuk vadisin më, sepse nuk ka më bujqësi. Duhet urgjentisht një komision që të investigojë”, tha ish-ministri Panariti.

Ai u shpreh se gabimi i madh është që rezervuarët tani janë nën administrimin e bashkive, të cilat nuk i kanë prioritet.

“Ministria e Bujqësisë nuk i ka më nën mbikëqyrje këto, i kanë kaluar bashkive. Por bashkitë, janë të fokusuara në gjëra të tjera. Nuk e kanë mendjen çfarë ndodh 20-30 kilometra më tej. Këto basene, janë asete kombëtare, nuk mund të administrohen nga një bashki”, u shpreh ish-ministri Panariti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.