
Postuar: 14/02/2018 - 15:49
LSI pas mbledhjes së kryesisë së saj, shprehu qëndrimin pro profesoratit duke kërkuar që vendimi i tyre të reflektohet në çdo nismë ligjore.
Slogani “Ose ha supën time, ose përjashta”, është qëndrim arrogant i kryeministrit tha Edmond Panariti.
Sipas tij LSI, ka qenë dhe mbetet pro profesoratit dhe stafit akademik , pro studentëve, pro artistëve, pro akademikëve të cilët janë krenaria e këtij kombi.
“Dhe në këtë drejtim LSI, ka qenë dhe mbetet pro profesoratit dhe stafit akademik , pro studentëve, pro artistëve, pro akademikëve të cilët janë krenaria, substrati dhe vlera e vërtetë e këtij kombi. Dhe sigurisht mendimi i tyre duhet të reflektohet në çdo nismë ligjore dhe paketë ligjore e cila kalon dhe miratohet nga qeveria dhe nga Parlamenti i Shqipërisë. Dhe nuk ka tabu këtu, nëse ka nevojë të rishikohet ligji për Arsimin e Lartë kjo nuk mund të bëhet në mënyrë ultimative duke iu drejtuar stafit akademik duke thënë që ky ligj është për tu zbatuar. Sigurisht ky ligj duhet zbatuar por në rast se duhet rishikuar, duhet rishikuar me kurajo, vendosmëri dhe sigurisht duhet dëgjuar zëri i pedagogëve, i kërkuesve dhe studentëve të cilët janë subjekte të veprimit të këtij ligji.”-tha Panariti
/Agjensia e Lajmeve Sot News/