BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Pandemia, bien ndjeshëm infektimet, por nuk ka lehtësime në qarkullim, mbetet në fuqi ora policore

Pandemia, bien ndjeshëm infektimet, por nuk ka lehtësime në

Në dy javët e fundit ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në vend. Ditën e djeshme Komitetit Teknik i Ekspertëve ka dalë një konferencë për mediat nga ku ka treguar se prej dy javësh rresht kurba e të infektuarve dhe të vdekurve nga pandemia ka ardhur në ulje, në krahasim me javët më parë. Sipas drejtoreshës së ISHP-së, Albana Fico, ka ardhur në ulje edhe numri i personave aktivë me koronavirus dhe atyre të shtruar në ambientet e spitaleve Covid. “Incidenca dy javore ka pësuar rënie, në 179. Pozitiviteti i mostrës është ulur këtë e monitorojmë edhe nëpërmjet numrit. Nga 322 në 142 raste të reja. Numri total i rasteve aktive ka rënë. Nga ana tjetër vëmë re se ka një rritje të numri të bashkive të vogla të prekura, nga 32 në 38. Me prekje dhe infeksion më të lartë te femrat dhe me humbje jete më të lartë te meshkujt. Totali i vdekjeve në raport me rastet pozitive. Shpërndarja e vaksinës bëhet sipas të gjitha kushteve. Zbatimi i masave është një gjë e domosdoshme", tha ajo. Ndërkohë, kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, deklaroi se ka një përmirësim të situatës, por jo aty ku duhet. Ky përmirësim sipas saj tregon se masat kanë qenë efikase, por duhet të mbeten në fuqi deri në 2 javët e ardhshme, më pas do të mblidhen sërish dhe do të gjykojnë masat në varësi të situatës. Konkretisht, Komiteti Teknik ka lënë në fuqi të njëjtat masa që kanë qenë më parë të paktën edhe për dy javë të tjera. Ndërsa është theksuar se baret, restorantet dhe sektori i transportit rrugor duhet të respektojnë me përpikëri protokollet anti-covid, si për numrin e klientëve dhe vigjilencës në dezinfektimin e ambienteve. “Masat e propozuara nga komiteti kanë qenë masa efikase dhe ky rezultat vjen edhe si bashkëpunim akoma më i mirë e zbatimit të masave nga qytetarët. Pavarësisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku duhet të jemi dhe mendohet se masat do të vazhdojnë të mbeten në të njëjtin nivel siç kanë qenë më parë. Ndalohet dalja pas orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit me përjashtim të atyre që kanë raste shëndetësore. Do të kemi vazhdimësi të mësimit online të universiteteve dhe të shkollave të mesme me përjashtim të maturave. Fluturimet me Britaninë edhe për këto 2 javësh mbeten të pezulluara. Vazhdon dhe urdhri për të mos lejuar grumbullime me më shumë se 10 veta", tha Rakacolli.

Më të lexuarat