
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Pandemia në vend/ Qeveria merr vendimin e rëndësishëm, firmoset nga zv.kryeministri Erion Braçe dhe pritet të hyjë në fuqi menjëherë

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021
Qeveria ka marrë një vendim të rëndësishëm ditën e sotme në lidhje me vaksinën. Këshilli i Ministrave i hap rrugë heqjes së tarifës doganore për vaksinat kundër koronavirusit që do të importohen në vendin tonë.
Vendimi u firmos sot nga zëvendës kryeministri Erion Braçe, me porosi të kryeministrit Edi Rama. Në vendim thuhet se ndryshimi lejon që vaksinat anti Covid por edhe të tjera me kod specifik do të importohen pa taksë.
Në Shqipëri mbërritën 975 dozat e para të vaksinës Pfizer dhe prej tre ditësh ka nisur vaksinimi i mjekëve, infermierëve të spitaleve Covid, epidemiologëve në vend dhe paralelisht pritet dhe nisja e vaksinimit të moshave të rriskuara, pra të moshuarit.
VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1087, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2021”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
1. Në lidhjen nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.1087, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, në pjesën e dytë, seksioni VI, “Produktet e industrisë kimike apo të industrive të lidhjeve”, kapitulli 30, “Produktet farmaceutike”, kodi tarifor “3002 20 00 – Vaksinat për ilaç njerëzor, pa taksë -”, ndryshohet dhe zëvendësohet me kodet tarifore, si më poshtë vijon:
“? 3002 20 10 – – Vaksinat kundër koronavirus të lidhur me SARS (speciet SARS-CoV), pa taksë –
? 3002 20 90 – – Të tjera, pa taksë -”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Më të lexuarat


Kryemadhi takim me banorët në Tiranë: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë, edhe 92 ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh

Refuzimi i disa subjekteve politike nga KQZ-ja, Vjosa Osmani paralajmëron lëvizjen e radhës : Nuk do biem në kurth!

Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Lulzim Basha jep përgjigjen e prerë

A do të largohet nga PD nëse humb zgjedhjet? Basha reagon për herë të parë

Basha thyen heshtjen, zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Lulzim Basha e thotë me bindje: Do jem i pari Kryeministër në Shqipëri që…

Përgjimet e Antimafias italiane/ Vjen reagimi i parë nga Basha: SPAK të nisë hetimet pas asnjë vonesë

Publikohen përgjimet e antimafias italiane, krerët e 'Ndrangheta-s' flasin për njeriun e besuar të Metës: Më telefonoi ...

‘Çdo moment që kalon në dëmin tonë!’, aleatët e Bashës mblidhen në Durrës, i japin paralajmërimin e fortë kryedemokratit

Çfarë ndodhi? Ministrja Olta Xhaçka merret në pyetje nga SPAK
