Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panik në qeveri pas shkarkimit të Naços, Rama thërret në zyrë Tahirin, Beqajn, Gjermenin dhe drejtorët kryesorë, në pikëpyetje fati i 3 ministrave

Panik në qeveri pas shkarkimit të Naços, Rama thërret në zyrë Tahirin, Beqajn, Gjermenin dhe drejtorët kryesorë, në pikëpyetje fati i 3 ministrave

Postuar: 11/11/2015 - 07:52

Dorëheqja e befasishme e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, ka rikthyer si asnjëherë më parë pasigurinë në qeverinë “Rama”. Pyetja se, cilët ministra do të tërheqë pas Nasip Naço, ka dominuar ditën e dytë të javës politike. Ka një konsensus të madh politik dhe publik sa i takon nëntekstit të vendimit të Ilir Metës, për të zëvendësuar Nasip Naçon me Ylli Manjanin. Kjo lëvizje është lexuar si një shenjë, presion dhe mesazh i fortë për Edi Ramën, i cili duhet të lëvizë kënetën e fjetur qeveritare, duke larguar ministrat e përgjumur, anëtarët e përfshirë në abuzime si dhe të ekspozuar nga krimi. Presioni dhe trysnia mbi kryeministrin Edi Rama po tejkalon çdo skaj. Në këtë kuadër, ndryshimet duken të pashmangshme. Dhe kryeministri Edi Rama duket se ka dhënë dje sinjalet e para për lëshimin e disa ministrave. Një ditë pas largimit të Nasip Naços, kryeministri Edi Rama ka thirrur në Kryeministri tre anëtarë të kabinetit qeveritar, të lakuar dhe të përfolur prej kohësh për mundësinë e zëvendësimit të tyre.
 
Kryeministri Rama ka thirrur në zyrë ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn dhe ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermani. Në Kryeministri ka hyrë edhe kandidati zyrtar për postin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Ndërkaq, ministri i dorëhequr, Nasip Naço, ka zhvilluar në të njëjtën kohë një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit. Nuk dihet me saktësi se çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve intensive, por tre ministrat në fjalë, për shkak të funksioneve të tyre, nuk i lidh asgjë me takimin e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, përpos të ndonjë plani për t’i zëvendësuar. Sigurisht që nuk dihet se çfarë u ka komunikuar Rama tre ministrave, por pritshmëritë në selinë rozë për të tjera rokada në ministri janë të mëdha. Nëse për ministren Gjermeni ka një perceptim se zonja thjeshtë ka fjetur gjumë në dy vjet, Tahiri dhe Beqaj janë kthyer në një kosto të rëndë për qeverinë, PS dhe koalicionin në tërësi. Beqaj akuzohet për tenderat më abuzivë dhe për degradimin e sistemit të shëndetësisë, ndërsa mbi Tahirin rëndojnë akuza të forta për lidhjet me trafiqet dhe krimin. 
 
Drejtorët 
 
Përpos ministrave, në zyrën e kryeministrit Edi Rama, ditën e djeshme, kanë hyrë edhe drejtorë të rëndësishëm. Teksa flitej për largimin e drejtoreshës së Lojërave të Fatit, që sfidoi Fatmir Xhafajn, në zyrën e kryeministrit Edi Rama është parë duke hyrë edhe drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj. Vizita e zonjës në fjalë, në Kryeministri, është pasuar me diversione dhe teza të ndryshme në disa media pranë SHQUP. Megjithatë, duket qartë se në kupolën e pushtetit ka një ngut, ka tension, pasiguri dhe lëvizje të shumta. Mbetet për t’u parë se çfarë po luhet në prapaskenë.  Adriatik Doçi 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 16:09

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në zyrën e tij, inxhinieren Luljeta Bozo, të cilës i kërkoi ndihmë për fazën e ekspertimit të godinave të cilat janë dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Postuar: 05/12/2019 - 15:36

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Lezhë.

Postuar: 05/12/2019 - 15:35

Nga foltorja e Kuvendit Rama shpalosi para deputetëve edhe njëherë planin si do të bëhen lagjet e

Postuar: 05/12/2019 - 15:24

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Edi Rama u ndal edhe tek rastet e  vjedhjes së ndihm

Postuar: 05/12/2019 - 15:13

Kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet pr/buxheti i vitit 2020 tha se rrë