Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Para protestës së 16 shkurtit/ Aleati i jep ‘goditjen e parë’ Lulzim Bashës

Postuar: 12/02/2019 - 21:55

Duket se negociatat e Bashës me aleatët e tij nuk do të jenë të lehta pasi i pari që ka paralajmëruar një krisje, madje deri në ndarje me Lulzim Bashën ka qenë, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste.

Ai ka thënë se platforma e Partisë Demokratike ka nevojë për disa përmirësime, në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe bujqësinë, ose ndryshe këto dy 'kushte' mund ta ndajnë PAA nga PD.

Kujtojmë se ditën e djeshme Partia Demokratike publikoi draftmarrëveshjen nëpërmjet së cilës synon që në zgjedhjeve e ardhshme të dalë me kandidatë të përbashkët me partitë aleate opozitare

Kreu i PAA ka shtuar gjithashtu se platforma do të rishikohet nga anëtarësia e partisë dhe më pas do të dilet në një konkluzim, por që nëse dy 'kushtet' e sipërpërmendura nuk realizohen, ata do të futen në zgjedhje pa PD.

Duka tha:

“Na ka ardhur një platformë nga PD, ku nuk vihet prioriteti mbi bujqësinë dhe kjo do jetë një nga arsyet, ndoshta përveç asaj që ne e quajmë kryesore reforma zgjedhore e Kodi Zgjedhor, të cilat nëse nuk përmirësohen në këtë platformë bashkëpunimi edhe mund edhe të na ndajnë pavarësisht se jemi në opozitë mund të dalim të ndarë në zgjedhjet e ardhshme. S’ka pakënaqësi. Në një platformë bashkëpunimi duhet të vihet një paragraf i theksuar për bujqësinë dhe si mund të zhvillohet bujqësia në të ardhmen. Nëse kjo nuk bëhet njëlloj si ligji zgjedhor, atëherë ç’mund të presim. Të paktën të na thuhet, të konsultohet me ne, dhe nëse vendosim këto pika atëherë mund të gjykojmë në marrëdhëniet tona në të ardhmen me opozitën. PD bëhet fjala sepse ata e kanë bërë këtë lloj platforme', ka thënë ndër të tjera Agron Duka.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 23:58

Avokati i njohur, Spartak Ngjela me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar për 73 vjetorin e lindjes ish-presidentin amerikan Bill Klinton.

Postuar: 19/08/2019 - 23:30

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” m

Postuar: 19/08/2019 - 22:03

Aktori Gazmend Paja, është personazhi i radhës, që ka cituar kryeministri Edi Rama, si një nga zë

Postuar: 19/08/2019 - 21:43

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipë

Postuar: 19/08/2019 - 21:17

Kjo e hënë ka shënuar turistin e 1 miliontë që ka hyrë në vendin tonë, për muajin gusht, duke shë

Postuar: 19/08/2019 - 20:08

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka komentuar nëpërmjet një statusi në “Facebook” traz

Postuar: 19/08/2019 - 19:44

Pas arrestimit të Arvit Bushatit, kreut të FRPD  partia demokratike do të zhvillojë protestë