BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Politike

Paradoks/ Shkel përsëri rregullat anti-COVID, Presidenti Meta del me thirrjen e fortë: Pandemia ka shtuar dramat familjare!

Paradoks/ Shkel përsëri rregullat anti-COVID, Presidenti Meta del me

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një vizitë në Kishën e Prullit në Lezhë nga ku ka folur për situatën e pandemisë që po kalojmë, ndërkohë që vet nuk i ka respektuar sërish vendimet e Komitetit të Ekspertëve.

Meta ka qenë në një takim me mbi 10 persona dhe teksa refuzoi t’iu përgjigjej pyetje politike dhe për kryeministrin Edi Rama, iu drejtuar Zotit me lutje për të ndihmuar njerëzit në këtë situatë, ka deklaruar se pandemia ka shtuar dramat familjare.

"Ky është një mesazh i fuqishëm dhe shumë kuptimplotë. Aq më tepër në këtë kohë të vështira që po kalon mbarë populli ynë. Vështirësitë janë shtuar dhe për shkak të pandemisë, që ka shtuar dramat njerëzore, familjare, shoqërore. Është një sfidë që po vazhdon. Doja të theksoja në mënyrë të veçantë që të jemi në 30-vjetorin e rikthimit të besimit në Zot. Jo se për 40-50 vite populli ynë e humbi besimin, por e ruajti. Kjo kishë ka qenë dëshmitare e periudhës më të lavdishme të kombit tonë, të Skënderbeut, të Besëlidhjes së Lezhës, por dëshmitare edhe të periudhave më të vështira, të sundimit të barbarëve të huaj dhe atyre vendasve. Të diktaturës, që u përpoqën që të hiqnin besimi nga Zoti. Fakti që kjo kishë është e rindërtuar, tregon se fuqia e saj vjen nga themelet e këtij vendi të lashtë, që janë të shenjta.

Zoti ika dhënë forcë këtij populli, këtij komuniteti, shqiptarëve që mos të dorëzohen kurrë dhe mos të humbasin besimin tek e ardhmja. Kujdesin për njëri-tjetrin. Çdo sfidë t’i bëjë më të fortë. Sa i takon kryqit, lartësia e tij tregon fuqinë e besimit të komunitetit të Spitenit, dhe të kombit tonë. Le t’i lutemi sot Zotit, kishës, kryqit, që të japë më shumë shpresë dhe besim popullit këtu në Spiten dhe mbarë popullit tonë. Besoj se me ndihmën e Zotit dhe të Kryqit ne do ia dalim. falënderim të veçantë e kam për njerëzit më të përkushtuar të komunitetit tuaj. Zoti të na ndihmojë të gjithë shqiptarëve. Të lutemi për ata që po vuajnë dhe të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë. Të lutemi për mjekët dhe infermierët që po luftojnë atje prej pandemisë. Të lutemi dhe për ata që kanë humbur vendet e punës dhe t’ju jemi pranë që mos të largohen nga vendi", tha Meta.