Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paralajmërimi i Xhafës për grupet kriminale, Paloka: A e ka skeduar të vëllain?

Postuar: 16/04/2018 - 13:55

Deputeti i PD-së Edi Paloka i është përgjigjur  deklaratës së ministrit të Brenshëm, Fatmir Xhafa nga Elbasani. Xhafa  paralajmëroi se policia do t’ua nxijë jetën grupeve kriminale, por Paloka ka disa emra për ministrin e Brendshëm. “Sot, Fatmir Xhafaj duhet të japë përgjigje: A e ka skeduar të vëllain Agron Xhafaj, të dënuar në Itali per trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktualisht është një nga kokat e trafikut të drogës në Vlorë? A e ka skeduar grupin e Arbër Çekaj, të drogës kolumbiane, ku bën pjesë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit?”, u shpreh deputeti i PD-së.

Pergjigje e Edi Palokes per Fatmir Xhafen:

Është gjë e mirë që, pas 5 vjetësh në pushtet, qeveria thotë se ka skeduar grupet kriminale dhe do t’i godasë, por ky është një film i parë 5 vjet më pare. Atëherë u premtua se brenda 300 ditëve do të vendosej rendi dhe siguria dhe krimit do të shtypej, por ajo që ndodhi ishte kanabizimi I vendit dhe një Ministër i Brendshëm në krye të trafikut të drogës, që sot duhet të ishte në burg. Sot, Fatmir Xhafaj duhet të japë përgjigje: A e ka skeduar të vëllain Agron Xhafaj, të dënuar në Itali per trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktualisht është një nga kokat e trafikut të drogës në Vloreë? A e ka skeduar grupin e Arbër Çekaj, të drogës kolumbiane, ku bën pjesë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit?

A e ka regjistruar grupin e Qazim Sejdinit dhe dhëndrit të tij në Elbasan, ku përfshihet edhe kompania e gruas së Sejdinit, që është nën hetim për trafik droge? A e ka rregjistruar grupin e Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit? Nëse vërtet do që të luftojë krimin e organizuar dhe lidhjet me qeverinë e Ramës, përgjigjet për këto pyetje Fatmir Xhafaj duhet t’i bëjë publike dhe t’i kërkojë ndihmë çdo qytetari që ta ndihmojë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 15:31

Në vijim të takimeve në kuadër të axhendës evropiane të Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi një takim në Estoni me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë László Kövér dhe me Marek Tadeusz Kuchciński Kryetar i Sejmit të Polonisë.

Postuar: 25/04/2018 - 15:16

Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati prej disa ditësh ndodhen në një vizitë zyrtare në SHBA.

Postuar: 25/04/2018 - 14:43

Drejori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, thotë “Nuk e mbajta dot dorën” teksa komenton përmes ironisë therëse “Dasmën e Skëndërbeut”,

Postuar: 25/04/2018 - 14:29

Qeveria ka çelur fazën e parakualifikimit për kompanitë që do të jenë të interesuara të zbatojnë projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin

Postuar: 25/04/2018 - 14:25

Kreu i FRPD-së në Shkodër, Arvit Bushati, i cili u shoqërua sot në polici bashkë me dy aktivistë të tjerë, nuk ka pranuar që të flasë për blutë.

Postuar: 25/04/2018 - 14:20

Për Lirinë e Shtypit në vitin 2018 Shqipëria renditet e 75 në botë, me një përmirësim të ndjeshëm me një shkallë nga viti i shkuar .