BREAKING NEWS

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

x

Politike

“Paralajmërimet u morën me shaka kur presidenti nxori letrën sekrete”, Kryemadhi jep alarmin dhe kritikon ashpër qeverinë pas tërmetit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për fatkeqësinë natyrore të tërmetit të 26 nëntorit, ku si pasojë e të cilit 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, por edhe pa strehë mbi kokë. 

Sipas Kryemadhit, vëmendja e strukturave shtetërore nuk duhet të përqendrohet vetëm në Tiranë, Durrës dhe në Vorë, por edhe në fshatrat ku ka pas dëmtime nga tërmeti shkatërrimtar, ndërsa apeloi që instancat përkatëse të tregohen vigjilente për shëndetin e  banorëve të prekur.

Monika Kryamadhi akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tha se qytetarët në kohë fatkeqësie kanë nevojë për ndihmë dhe jo për propagandë. Kryemadhi u ndal edhe tek paralajmërimet e Presidentit të Republikës, i cili muaj më parë ftoi institucionet të marrin masat me qëllim përballimin e fatkeqësive të mundshme natyrore.

“Edhe pse kemi pasur disa paralajmërime, qoftë paralajmërimi i 29 korrikut ku e morën me shaka, qoftë paralajmërimi pas tërmetit të 21 shtatorit që përsëri e morën me shaka. Dhe mos harrojmë, në qoftë se e mbani mend kur është bërë nga presidenti letra, e cila në fakt ishte letër sekrete ishte një dokument sekret, mazhoranca, Olta Xhaçka tha që firmosni ligjin e emergjencave kur ligji emergjencave ishte i bërë gati. Dhe që nga korriku  dhe sot e kësaj dite, emergjencat shqiptare nuk funksiononin dhe vendimi i qeverisë është bërë më datën 27 nëntor, pra pas tërmetit. Ka disa veprime dhe mosveprime, disa me dashje disa me padije, disa nga budallallëku themi ne të cilat kanë kushtuar jetën e 51 viktimave shqiptare.”- ush shpreh kryetarja e LSI.