BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Paralajmërimi i fortë i Ralf Gjonit: Edhe pak, dhe fytyra e...

Paralajmërimi i fortë i Ralf Gjonit: Edhe pak, dhe fytyra e...

Deputeti Ralf Gjoni shprehet se 80 % e shqiptarëve duan hapjen e listave zgjedhore.

Sipas tij çdo gjë duhet të zgjidhet me votim në parlament, siç ndodh në vendet demokratike perëndimore.

Ai shkruan se edhe pak fytyra e kujtdo do dalë në pah.

“Ja që uji po shkon atje ku duan mbi 80% e shqiptarëve, tek hapja e listave zgjedhore.

Çdo votues të zgjedhë emrin e deputetit që dëshiron të shohë në Parlament.

Beteja jonë në Kuvend prej mbi një viti po jep frytet e saj dhe këtë se vë më në dyshim askush me pak mend në kokë.

Shpresoj shumë të mos jetë një lojë tjetër e pisët në kurriz të shqiptarëve.

Çdo gjë të zgjidhet me votim në parlament, siç ndodh në vendet demokratike perëndimore.

Edhe pak, dhe fytyra e kujtdo do dalë në pah.

Ky është momenti që të gjithë të qëndrojmë bashkë për këtë kauzë historike që riparon sadopak masakrën elektorale të vitit 2008.

#BetejaVazhdon #ListaTëHapura #AsnjëLëshim”, shkruan Ralf Gjoni.

Më të lexuarat