BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Politike

Paralajmërimi tronditës për Shqipërinë, Manastirliu i përgjigjet Lulzim Bashës, tregon se çfarë pritet të ndodhë: Lajmëroi katastrofë por...

Paralajmërimi tronditës për Shqipërinë, Manastirliu i

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar sërish ndaj deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili paralajmëroi se vendi rrezikon katastrofën dhe një valë të dytë të pandemisë.

Me një status në facebook, Manastirliu ironizon Bashën se i ka kthyer mbledhjet me mjekët e partisë, njësoj si ato ritualet e fiseve primitive që kërcejnë me njëri-tjetrin dhe kërkojnë shiun të vijë.

“Lulzim Basha është kthyer nga pushimet verore dhe me një lehtësi të mahnitshme, ka lajmëruar katastrofën!

I ka kthyer mbledhjet me mjekët e partisë, njësoj si ato ritualet e fiseve primitive që kërcejnë me njëri-tjetrin dhe kërkojnë shiun të vijë. Prej gjashtë muajsh vallja e “thirrjes” së katastrofës nuk e ka sjellë “shiun” e pagëzimit të Lulzim Bashës si lider që nuk bëhet dot!

Nuk ka katastrofë. Ka një kohë sfiduese, për Shqipërinë ashtu si për çdo vend të planetit. Një kohë të cilën duhet ta përballojmë të gjithë së bashku. Qeveri dhe qytetarë.

Kushdo që dëshiron t’i bashkohet kësaj përpjekjeje, ndaj një pandemie që nuk e kërkuam vetë, ndaj një pandemie që vjen një herë në shekull, ndaj një pandemie që po sfidon mbarë botën: të gjithë janë të mirëpritur.

E kam thënë që nga dita e parë. Ne nuk përjashtojmë askënd. Por as nuk kemi kohë për vallen e Lulzim Bashës, as nuk kemi pritur që Lulzim Basha të zgjohet nga gjumi i plazhit për të bërë detyrat tona. Me pasion, durim, përulësi!

Nuk jemi ndalur kurrë dhe do të vazhdojmë të shërbejmë çdo ditë, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Ai është i pari!”, shkruan ministrja.