
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Paralajmëroi dosje kundër Ramës, por Kryemadhi përfundon te Lefter Koka, ish-ministri i përgjigjet dhe i kujton 25 prillin “llogaritares Mona”

Shkruar nga Aleksandra HOXHAJ 4 Mars 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar dje dosjen e paralajmëruar 2 ditë më parë kundër kryeministrit Edi Rama. Teksa të gjithë po prisnin për skandale që do të tronditnin politikën, Kryemadhi është rikthyer tek koncesioni për landfillin e Tiranës. Po ashtu priteshin fakte kundër kryeministrit, por në fakt trageti i sulmit ishte Lefter Koka, ish-ministri i LSI. Kryemadhi u shpreh se ka disa arsye ligjore dhe financiare që projekte të tilla nuk duhet të ishin zhvilluar. Ajo e quajti procedurën e këtij koncesioni, një aferë politike me një skemë mafioze.“Projekt-aktit të paragrafit të fundit në pikën 9 jeni shprehur se vetë procedura koncesionare, nëse do të ketë një kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një investim privat. Pra, do të thotë që ky jo vetëm që s’do të merrte para nga shteti, por do ti jepte para shtetit. Pra, këto që thamë deri tani janë arsyet ligjore dhe financiare se përse ky projekt nuk duhet të zhvillohej dhe vërteton që është qartas një aferë korruptive, me një skemë mafioze”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI akuzoi ish-ministrin Lefter Koka se ishte treguar mjaft i zellshëm në miratimin në kohë rekord të procedurave për koncesionin e Landfillit të Tiranës. Kryemadhi e dorëzoi këtë çështje në SPAK duke lajmëruar se do të ketë dhe dokumente të tjera që lidhem me afera korruptive kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas saj me dokumentet të cilat vetëm ajo ka, Rama dhe qeverisja e tij do të vendosen para drejtësisë. “Përsëri z. Lefter Koka vazhdon me një vullnet të paparë për të dërguar letër më datë 1 shkurt të 2017-s Ministrisë së Financave për miratimin financiar të këtij studimi fizibiliteti, ku të mos harrojmë që kërkon pjesën e pagesës për mbetjet dhe tashmë e ndërron pra nuk kërkon më nga buxheti i shtetit. Unë sot do t’ia drejtoj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, SPAK-ut, dhe shpresoj që dinjitetin e këtij institucioni ta shikoj në vazhdim. Do t’ju kërkoja pak durim, çdo dokument është i faktuar dhe e kanë kapur “shah mat” Edi Ramën me qeverisjen e tij dhe të gjithë piruetet që ai ka ndërtuar në qeverisje, nuk kanë më shans të rrotullohen, por vetëm të përballen përpara drejtësisë”, tha ajo.
Reagon Koka
Ish-ministri i LSI-së, Lefter Koka reagoi me akuza të forta ndaj Kryemadhit pas konferencës së saj për shtyp ku publikoi dokumentet e miratimit të koncesionit për Landfillin e Tiranës. Me anë të një reagimi në Facebook, Koka e quajti Kryemadhin një llogaritare të thjeshtë, e cila sipas tij konfirmoi se qeveria shqiptare e kohës kishte kapacitete të ndjekë e zbatojë procedura sipas standardeve ndërkombëtare. Koka u shpreh se Kryemadhi s’di çfarë flet teksa e paralajmëroi atë se 25 Prilli do të vijë furishëm për LSI-në. “Falënderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet procedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare! E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni”, tha Koka.
Më të lexuarat


Në kulmin e përplasjeve të forta/ Monika Kryemadhi ‘zbarkon’ në Vlorë, çfarë po ndodh me Luan Ramën. Publikohet fotoja që tregon gjithçka

Ish-zv.kryeministri dhe njëkohësisht deputeti i njohur shqiptar ndalohet nga Policia. Çfarë ndodhi mes tyre (Publikohet VIDEO e debatit)

“Ai e mendon Vlorën si fuçi baruti”/ Gjiknuri nxjerr qëllimet e fshehta të Presidentit Meta dhe lëshon thirrjen e fortë: Mezi presim Ilirin që të dalim dhe ta hedhim në...

Ndodh incidenti i papritur në takimin elektoral të Lulzim Bashës, shihni çfarë i bën truproja i tij kandidates për deputete të PD-së (VIDEO)

“Nuk e di a do më votojë gruaja, flet me SMS me...”/ Agron Duka i befason të gjithë me deklaratën e tij, tregon edhe çfarë pëlqen tek Rama, Meta dhe Kryemadhi

“Janë ekstremistë, është i sëmurë mendor. Duhet punësuar që të na japë votën”/ Nuk do e besoni si i etiketojnë patronazhistët zgjedhësit: Duan legalizimin e pallatit që të votojnë PS-në. Të mbahet nën monitorim pasi…

“Rama do që të fitojë përsëri”, media gjermane i dedikon shkrim zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri dhe zbulon çfarë i druhet kryeministri

Albin Kurti i refuzoi vaksinat anti-COVID, kryeministri Rama surprizon me reagimin e tij: Nuk futem në këtë grackë!

“Ne i shohim të gjithë në sy”, Erion Braçe del me deklaratën e fortë: Votoni ata nëse...(FOTO)

Lulzim Basha nis turin blic/ Brenda 24 orëve do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri, çfarë pritet të ndodhë dhe cila është simbolika e veçantë e këtyre ndalesave (DETAJET)
