Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paralajmëron Flamur Noka: Të ndalet urgjent ky proces, opozita mban shënim çdo gjë

Postuar: 16/05/2019 - 17:24

Gjykata e Tiranës ka liruar sot shtatë protestues që morën pjesë në protestën e 13 majit. Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka.

Ky i fundit shprehet se burgosja e protestuesve ishte politike, u urdhërua nga Edi Rama, kurse premtoi se kur PD të vijë në pushtet, ata që kanë burgosur protestuesit me prova të fabrikuara do të mbajnë përgjegjësi.

Noka tha:

“Qeveria vazhdon sagën e përndjekjes politike ndaj protestuesve që kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe më europiane. Qytetarët vetëm protestojnë për të rrëzuar Edi Ramën dhe bandën e tij. Vazhdon përndjekja dhe çuarja përpara drejtësisë të protestuesve edhe pa prova e duke fabrikuar prova. Kjo ndodh sepse Edi Rama ka dhënë urdhëra politikë për të burgosur dhe syrgjynosur qytetarët që ngrihen kundër pushtetit kriminal të Ramës. Ju bëj thirrje të gjithë oficerëve të policisë që marrin urdhëra politikë nga Rama dhe sajojnë prova, ta ndalin këtë fenomen dhe proces. Sepse së shpejti, një ditë drejtësia do të veprojë, opozita mban shënim çdo gjë.  Dita e gjykimit për oficerët e policisë që fabrikojnë prova do të vijë, për ata që nuk i shërbejnë shtetit dhe ligjit, por krimit dhe pushtetit. Ata do të japin llogari, sepse të fabrikosh prova është krim”,

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax Neës ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte masive, por u shua me ndërhyrjen e Sorosit.

Postuar: 26/05/2019 - 20:45

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:46

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës n

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.

Postuar: 26/05/2019 - 18:53

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëk

Postuar: 26/05/2019 - 18:38

I ftuar në studion e Fax News,  drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi ka