BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit të Paraguajit pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ja vija e kuqe që i ndan në mes

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit

Amerikanët duken të vendosur për të luftuar të korruptuarit, të inkriminuarit dhe personat që përpiqen të minojnë demokracitë në vende të ndryshme të botës, përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të minimizuar këto fenomene dhe për t’iu dhënë një goditje të fortë kësaj kategorie njerëzish, SHBA përmes Departamenti Amerikan të Shtetit ka aplikuar masa radikale, sikundër është shpallja “non grata” dhe jovetëm. Njëri prej tyre është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në 19 maj të vitit 2021 u shpall nga Departamenti Amerikan i Shtetit person “non grata”, ndërsa akuzohet si i përfshirë në korrupsion dhe minim të demokracisë. Madje për amerikanët, Berisha cilësohet si rrezik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por si Berisha në botë ka plot politikanë që SHBA u ka shpallur luftë, ndërkohë që kërkon hetimin dhe arrestimin e tyre për llogari të saj. Njëri prej tyre është dhe zv.presidenti i Paraguajit, i cili është futur në listën e zezë pak ditë më parë nga amerikanët. Shtetet e Bashkuara e përcaktuan për korrupsion domethënës, duke e shpallur person të padëshiruar, njësoj si Sali Berishën.

Rasti i ngjashëm Berisha-Velázquez

Përfshirja e Hugo Velázquez në listën e korrupsionit, e shpallur nga ambasadori i SHBA-së në Paraguaj, Marc Ostfield, tronditi botën politike të Paraguajit jo vetëm për shkak të rolit të Morenos në administratën e Presidentit Mario Abdo Benítez, por edhe sepse ai shihej si një pretendent kryesor për t’u bërë president. Njësoj edhe Sali Berisha, goditja nga SHBA i erdhi në një moment ku përflitej se ky i fundit do të hynte fuqishëm në politikën shqiptare duke treguar mbështetjen e fortë që kishte në bazë. Velázquez njësoj si Berisha, mohoi akuzat për korrupsion. “Këto përcaktime riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe kufizon aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me të gjithë paraguajanët në mbështetje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe do të vazhdojnë të promovojnë përgjegjësinë për ata që abuzojnë me pushtetin publik për përfitime personale, pavarësisht nga pozicioni apo përkatësia e tyre politike”, thuhej në njoftimin e DASH për Velázquez . E njëjta skemë u ndoq edhe me Sali Berishën.

Vija e kuqe që i ndan në mes

Mes dy politikanëve të njohur Berisha-Velázquez ka një vijë të kuqe që i ndan në mes dhe ajo është reagimi pas vendimit publik për “non gratat” që bëri DASH. Vetë Berisha e ka varur pushkën e rezistencës në gozhdën e Xhorxh Soros, filantropit që thuhet se mbështet politika të “ribërjes” së Ballkanit të trazuar ndër shekuj. Marrëdhënia e tyre ka qenë e vështirë që në kohën kur Berisha ishte president dhe kërkonte dëbimin e zyrës së fondacionit nga Shqipëria. Por, a mundet që Soros jetë kaq inatçor sa të lobojë tani në Departamentin e Shtetit për tu hakmarrë ndaj Berishës, kur ai s’ka më asgjë në dorë? Berisha thotë se po e sulmojnë sepse ai po mbron interesat shqiptare kundër idesë së Sorosit për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Gjithashtu ai hodhi në gjyq edhe Bliken. Pra nuk pati asnjë shenjë tërheqjeje mbrapsht nga Berisha. Ndryshe nga ish-kryeministri Berisha, Velázquez, i cili ishte edhe pretendent kryesor për të marrë postin e Presidentit dha dorëheqjen dhe u tërhoq nga gara për presidencën, pasi Shtetet e Bashkuara e përcaktuan për korrupsion domethënës, duke e shpallur person të padëshiruar. “Unë flas me qetësinë që më jep sjellja ime, sepse nuk bëra atë për të cilën më akuzojnë. Po flas me ndërgjegje të pastër”, theksoi ai për radion lokale Monumental. Familjarët e ngushtë të Velazquez ishin gjithashtu në listën e sekretarit Blinken.

Më të lexuarat