BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Politike

Paralajmëron ish-kreu i KQZ: Efektet e krizës janë shkatërrimtare nëse Reforma Zgjedhore...

Paralajmëron ish-kreu i KQZ: Efektet e krizës janë

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume mendon se nëse reforma realizohet, efektet e saj duhet të jenë të prekshme për të gjithë qytetarët.  Kume tha se interesi i partive mund të jetë që të mbetet kështu siç është por se jo gjithçka është e mundshme siç duan ata.

“Në qoftë se nuk kemi kapacitete ose dëshira që t’i ndërtojmë të gjitha së bashku kjo nuk do të thotë se marrja dhe realizimi i pjesëve të caktuara është që në metodologji i dështuar. Çfarë është marrë përsipër për t’u realizuar, në qoftë se realizohet efektet e saj do të jenë të prekshme. Nuk mund të them se për sa kohë që ne nuk kemi bërë ligjin për partitë politike, e shumë të tjera, kot sa merremi me këtë se dhe kjo nuk ka për të na dhënë ndonjë bereqet kushedi se çfarë.Ndofta dhe s’ka pse të frikemi ta themi interesi i tyre është të mbetet kështu siç është. Na citojnë dhe ne, e thonë që legjislacioni që kemi nuk është i keq por vullneti mungon. Kanë dashur që të krijojnë kushte të favorshme që ta lënë ashtu siç është. Zhvillimet kanë treguar që jo çdo gjë duhet bërë për hir të tyre, se jo çdo gjë është e mundshme për t’u bërë si duan ata.

Kemi kërkuar që të ndërhyhet në këtë gjë por edhe dashamirësit tanë ndërkombëtarë që na kanë këshilluar të ngulin këmbë.Efektet e kësaj krize janë shkatërrimtare për ne shqiptarët por të padëshiruara dhe për ndërkombëtarët. Ky këshill politik nuk është i ngjizur si rezultat i vullneteve të atyre që janë ulur por ndërkombëtarëve”, tha Kume i ftuar në “Real Story” në News24,.

Më të lexuarat