
BREAKING NEWS
Inteligjenca amerikane fut në ankth botën: Ja se kur Putin do të nisë luftën bërthamore që mund të na çojë në katastrofën më të madhe që ka parë njerëzimi

x
BREAKING NEWS
Anglia i pret shpresat Vuçiçit për “Ballkanin e Hapur” dhe rrit prezencën ushtarake në rajon, ja si Londra do të parandalojë skenarët destabilizues të Moskës

x
BREAKING NEWS
Ngjela paralajmëron arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, zbulon se shumë dosje të bujshme që ka në dorë SPAK po hetohen nga amerikanët

x
BREAKING NEWS
Rusia bën tërheqjen e parë nga Ukraina, SHBA paralajmëron fundin e tmerrshëm për Vladimir Putinin

x
BREAKING NEWS
Putini i tregon “vijat e kuqe: NATO: Nëse dërgon trupa në Suedi dhe Finlandë, ne do të përgjigjemi

x
BREAKING NEWS
Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

x
BREAKING NEWS
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

x
BREAKING NEWS
“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

x
Parlamenti miraton legalizimin e banesave deri në qershor 2014, shtyhet falja e të dënuarve që kanë ndërtuar pa leje në tokë publike, mazhoranca nuk ka 84 vota

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Qershor 2015

Disa ndryshime në ligjin për legalizimet kanë dominuar dje seancën plenare në Parlament. Projektligji i diskutuar dhe miratuar në Parlament parashikon legalizimin e të gjitha objekteve pa leje, në tokë private dhe shtetërore, deri në qershor të vitit 2014. Një javë më parë, mazhoranca nuk arriti dot ta miratonte projektligjin për shkak të mungesës së numrave dhe kuorumit. Por, ditën e djeshme mazhoranca miratoi ndryshimet në ligjin për legalizimet me 72 vota.
Ndërkaq, mazhoranca nuk ka arritur të miratojë projektligjin, i cili parashikon amnistimin e të dënuarve për ndërtime pa leje deri në 10 prill të vitit 2014. Ky projektligj kërkonte 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i kishte për shkak të mungesës së disa deputetëve dhe një krisje me Shpëtim Idrizin, pas heqjes së të drejtës së këtij të fundit për të pasur numërues në zgjedhje. “Jemi në momente kritike. Ligji për amnistinë shtyhet për javën tjetër, pasi duhen 84 vota”, tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Në këto kushte, amnistia është shtyrë për javën tjetër. Sipas draftit, të gjithë ata persona që kanë bërë ndërtime pa leje para datës 10 prill 2014 dhe janë dënuar apo ndiqen penalisht, duhet të amnistohen. “Personat e dënuar me burgim për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal, kur vepra penale është kryer jo më vone se data 10 Prill 2014”, thuhet në ligj. Sipas paragrafit të parë të nenit 199/a të Kodit Penal, vepra penale konsiston në një ndërtim të paligjshëm të bërë në tokën e vetë subjektit të veprës penale. Këta persona janë falur. Por, me ndryshimin e ri, falen edhe personat që kanë ndërtuar pa leje në pronën e shtetit.
Debatet
Ligji për legalizimet ishte dje objekt debatesh të forta në Kuvend. Opozita shqiptare akuzoi mazhorancën se ka mashtruar me legalizimet falas, ndërsa e konsideroi nismën si elektorale. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se ky ligj parashikon legalizimin e vilave të deputetëve dhe eksponentëve të Partisë Socialiste. Paloka pohoi se qeveria, gjatë dy viteve, ka prishur 8 mijë ndërtime me leje, ndërsa tani po legalizon vilat e veta. Nga ana tjetër, deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka pohuar se Rama mashtroi me legalizimet falas. Ai tha se falas është vetëm procedura, por jo legalizimi. Nga ana tjetër, deputetja e PS, Vasilika Hysi, tha se Partia Demokratike dhe qeveria “Berisha” janë përgjegjëse për epideminë e ndërtimeve pa leje. Hysi kujtoi se Berisha, në 8 vjet, bëri vetëm 22 mijë legalizime, ndërsa qeveria “Rama”, në dy vjet, realizoi mbi 30 mijë legalizime. Nga ana tjetër, deputeti i PD, Astrit Patozi, tha se pas këtij projektligji fshihen interesat politike dhe elektorale. “Edhe ne e kemi përdorur politikisht këtë fenomen, por jemi të pakrahasueshëm me ju. Ne nuk kemi marrë ndonjë produkt të madh nga ky fenomen”, tha ai.
Ministrja Gjermeni
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, prezantoi dje në Kuvend ndryshimet në ligjin e legalizimeve, duke ftuar deputetët t’i votojnë me qëllim që të marrë fund procesi i legalizimit një herë e mirë. Ajo tha se me ndryshimet në ligj, përfshihen në procesin e legalizimit edhe ndërtimet deri në qershor 2014. Ministrja deklaroi se gjendja e ALUIZNI-t ishte katastrofike kur qeveria e re nisi punën. Ajo shtoi se gjithçka ishte në kaos, ndërsa gëlonte korrupsioni.“Ka pasur shumë problematika dhe pengesa nga pikëpamja administrative dhe proceduriale… Mos ekzistenca e një baze të mirfilltë të të dhënave, mungesa inventari, keqadministrim. Na lanë trashëgimi gjyqet për vendime të gabuara që kanë marrë, 1 në 2 legalizime në 2012-2013 përfundon në gjyq. Nuk kishin verifikuar objektet e jo më të mblidhnin dokumentacionin”, ka theksuar Gjermeni.
Majlinda Bregu
Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, akuzoi sot mazhorancën dhe politikën se po bën një fushatë elektorale ku vetëm premtohet. “Askush nga mazhoranca nuk kalon i bie nga rrugët që ka bërë qeveria e shkuar, apo ndoshta i bien nga rrugët e dhive. Të gjitha i dini. Por a ka kryetar bashkish që nuk ka bërë asgjë? Sigurisht që ka. Ashtu siç ka njerëz që nuk janë të ndershëm,. ka dhe nga ata që bëjnë punë. them se kjo fushatë nuk ngjit, edhe sepse premtohet shumë dhe se zgjedh kandidatët apolitik. unë që të jem e sinqertë ja kam frikën apolitikës, pasi nuk garanton stabilitet. Jemi ne që e kemi mitizuar këtë apolitikë dhe drejtësinë, apo mediat. Ndërkohë, që nuk janë të tillë, pasi së pari janë. Vendimi i djeshëm i gjykatës, ku dy deputetët e PS dhunuan Strazimirin ishte një shembull i tillë”, tha Bregu. Adriatik Doçi
Më të lexuarat


Shqiptari zgjidhet deputet në Kuvendin e Serbisë dhe del me mesazhin e fuqishëm

“Nuk ka logjikë kjo”, shpërthen Milaim Zeka dhe ia numëron ‘një për një’ Ramës: Për këtë aferë duhet të kishte rënë!

“Mos e moho”/ Sali Berisha i kthehet Blendi Fevziut dhe tregon kush është politikani i vetëm që mund të rrëzojë Ramën nga pushteti (REPLIKAT)

“Hipokrizi”/ Evi Kokalari i kundërpërgjigjet ‘flakë për flakë’ Belind Këlliçit dhe plas paralajmërimin e fortë: Nuk e keni parë akoma fytyrën e tij të vërtetë! Së shpejti do dalin...

Ngjela paralajmëron arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, zbulon se shumë dosje të bujshme që ka në dorë SPAK po hetohen nga amerikanët

Integrimi i Shqipërisë në BE, javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, Rama vlerëson propozimin e presidentit Macron

Balla sfidon Berishën, thirrje SPAK të hetojë vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Kuvendi mblidhet më 7 korrik për gjenocidin në Srebrenicë

Topalli në një linjë me Berishën, kërkon protesta të pafundme dhe bën thirrje për rrëzimin e qeverisë

Shitën sekrete shtetërore, SPAK heton 5 ish-zyrtarë të SHISH dhe policisë, njëri u ble nga “Rezidenti” në këmbim të bursës për djalin

Avokatët në Tiranë thyejnë grevën e Dhomës së Avokatisë, zhvillohen pesë seanca për masa sigurie në gjykatë, Vishaj shton kritikat ndaj kolegëve
