BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Parlamenti përfshihet nga debatet, Braçe ngre alarmin për korrupsionin në administratë, Tabaku akuza qeverisë për Aeroportin e Vlorës

Parlamenti përfshihet nga debatet, Braçe ngre alarmin për

Deputeti socialist Erion Braçe në seancën e djeshme plenare në Kuvend ka ngritur alarmin për korrupsion në administratën shtetërore. Duke folur me tone të lartë në fjalimin e mbajtur Braçe, tha se korrupsioni i administratës publike e deformon tregun dhe e shkatërron dhe ata që vuajnë janë bujqit.“Korrupsioni i administratës publike e deformon tregun. Mes tyre ka të paaftë, dembel, njerëz pa ambicie pa vizion. Të korruptuar, nuk e kanë idenë se çfarë është interesi publik dhe priren vetëm nga interesi privat. E shohin shtetin si diçka që përfitohet më shumë përtej rrogës. Këtu e 30 vite kapitalizmi i ndërtuar edhe prej këtyre njerëzve po kthehet në kapitalizëm skifterësh. Ndaj kërkohet një strehë e qetë në administratën publike, padiskutim që ligjet i janë nënshtruar reformave të thella. Por ka nevojë për ndërhyrje sërish. Javën që shkoi bërtita shumë saqë zgjova edhe njërin që fle kudo, fle edhe në arë. Por kështu do të vazhdojmë ne? Vazhdoj ta kërkoj me forcë që ne na duhet bursa një instrument ku njerëzit janë të bindur dhe të mbrojtur. E përsëris, për 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm skifterësh”, tha ai.

Tabaku përplaset me Kumbaron

Ndërkohë, deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka hequr Lagunën e Nartës nga zona e mbrojtur për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës. Sipas saj kanë favorizuar një kompani koncensionare që ka lidhje me kryeministrin. “Ashtu siç u kafshua Butrinti, edhe aeroporti, siç është kafshuar parku i liqenit. Kjo qeveri nuk pyet as për ligje, gara, zbatim kontratash, zona të mbrojtura. Në këtë rast shqetësimi që ekziston për një zonë të mbrojtur që jepet një kontratë koncensionare me favorizim personave pranë kryeministrit. Heqja nga zona e mbrojtur për të ndërtuar një aeroport, dëmtimin e specieve, hapja e rrugës për të kafshuar zonën e mbrojtës Luginën e Nartës, janë jo vetëm korruptive po cenojnë disa detyrime që qeveria ka marrë përsipër për procesin e integrimit”, tha ajo. Ndërkohë, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi se kjo akuzë nuk është e vërtetë, pasi aeroporti do të ndërtohet në një zonë që nuk është pjesë e zonës së mbrojtur. “Më lejoni të ndaj me ju, faktin se jo më larg se janari i këtij viti qeveria mori në vendim që zgjeron zonat e mbrojtura nga 17% e territorit në 21%. Dujke shtuar këtë sipërfaqe dhe duke filluar një përgatitje për ta rritur shkallën e mbrojtjeve të parqeve natyrore, si Vjosa, një rast i rrallë në Europë ku një lumi i fundit i egër do shpallet park Kombëtar. Ky është projekti më i fundit. Syri i Kaltër kishte statusin monument natyre, sot e kemi park natyror, për ta mbrojtur kur sapo është bërë një investim për të shmangur atë batërdi. Do jetë vetëm shëtitore, ju ftoj ta vizitoni. Aeroporti, njolla e projektit ndodhet në një zonë që nuk është zonë e mbrojtur është në njollën e vjetër të aerodromit”, tha ajo.

Më të lexuarat