BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Parlamenti rrëzon dekretet e Metës dhe miraton 6 akte normative, pezullohet vetingu në polici dhe i hapet rrugë sigurimit të detyrueshëm të makinave

Parlamenti rrëzon dekretet e Metës dhe miraton 6 akte normative,

Parlamenti ka rrëzuar dje dy dekrete të presidentit dhe miratoi 6 akte normative. Mazhoranca nuk ka pritur gjatë dhe pas shqyrtimit në komisione të dekretit të presidentit për kthimin e projektligjit për vetingun në polici, e dërgoi atë në Parlament. Ndërkohë edhe pjesëmarrësit në seancën e djeshme plenare e kanë rrëzuar me shumicë votash dekretin e presidentit, duke pezulluar kështu vetingun në polici. Pezullimi i këtij procesi është kërkuar nga disa deputetë, pasi referuar raportimit të bërë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, kishin konstatuar se puna në dy vite ka ecur në ritme të ngadalta dhe ligji shfaqet parregullsi në vënien në zbatim, duke krijuar kështu më shumë probleme në forcat e Policës së Shtetit. Vendimi i 5 deputetëve u miratua nga komisioni përgjegjës, por u kthye mbrapsht nga presidenti Ilir Meta. Por dekreti i tij është konsideruar pa argumente të qëndrueshme dhe u rrëzua menjëherë, pa pasur asnjë replikë nga deputetë që ishin pjesë e seancës plenare. Gjithashtu u rrëzua dje edhe një tjetër dekret i presidentit, ai i ligjit për sigurimin e detyrueshëm në transportin publik. Qeveria bëri disa ndryshime në këtë projektligj duke rritur nivelin e dëmshpërblimit për të dëmtuarit, reduktoi procedurat dhe përforcoi masat për kompanitë e sigurimit që nuk respektonin ligjin. Nga ana tjetër la me zgjedhje të lirë nëse kompanitë duan të përdorin sistemin bonus-malus apo jo. Duke u kapur vetëm tek kjo pikë, Presidenti Meta ktheu mbrapsht edhe këtë ligj, me dekretin në të cilin argumentonte se bonus-malus të bëhet me detyrim sepse shkelen barazitë e qytetarëve. Pas sqarimit për çdo ndryshim të bërë në këtë projektligji, Parlamenti i cilësoi si të pabaza argumentet e presidentit dhe rrëzoi dekretin. Po ditën e djeshme u miratua dhe një akt normativ shumë i rëndësishëm, i cili lidhet me situatën pandemike. U miratua edhe akti normativ nr. 9, datë 22.3.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, A.S, për me vaksinën Coronavax, Kaloi edhe akti normativ nr. 10, datë 24.3.2021 “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, A.S. për furnizimin me vaksinën Coronavac. U miratua akti normativ nr. 12, datë 25.03.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i cili zgjat afatin që subjektet të regjistrojnë pronarin e tyre përfitues dhe subjektet raportuese në Regjistrin e Pronarit Përfitues.

Më të lexuarat