BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

“Parlamenti sot është një turp”, ish-deputeti i PS ka një kritikë për qeverinë e Ramës

“Parlamenti sot është një turp”, ish-deputeti i PS ka

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamdi Jupe, ka folur sot për situatën politike në vend, por dhe për ata që janë pjesë e saj. Në një intervistë në News24, Jupe është shprehur i pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës. Ish-deputeti ka folur për cilësinë e parlamentit, duke thënë se sot është turp i popullit dhe nuk ngurron ta quajë dhe estradë.

“Parlamenti më i mirë i Shqipërisë në këto 30 vite ka qenë ai i viteve ’92-’96 që ka patur një opozitë të flaktë, profesionale me intelektualë. Opozita socialiste ishte e cila përballoi një represion të egër të pushtetit të ri demokratik që kishte ardhur e që coi vendin te ’97 e zgjedhjet e manipuluara të ’96”, tha ai.

Më tej Jupe është shprehur i pakënaqur me qeverinë e Ramës dhe tha se ka pritur më shumë, por tani është i zhgënjyer. “Unë prisja shumë më tepër nga qeveria Rama”, shtoi ai.