BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Policia e Tiranës zbarkon në lokalet e kryeqytetit, arrestohen 3 persona, dyshohet se...

Çfarë po ndodh? Policia e Tiranës zbarkon në lokalet e
x

Politike

Pas 11 dhjetorit Berisha drejt shpalljes së partisë së re, gati grupi parlamentar me LSI dhe zyrtarizmi i koalicionit me partinë e presidentit

Pas 11 dhjetorit Berisha drejt shpalljes së partisë së re, gati

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po shkon drejt krijimit të një partie të re. Këtë të shtunë më 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili është thirrur nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetës së tij. Në këtë Kuvend, sikundër e ka pohuar edhe zoti Berisha, do të votohen ndryshimet në Statutin e PD dhe mes të tjerash pikë e axhendës është edhe shkarkimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Por kjo e fundit që të ndodhë është e pamundur, pasi Berisha dhe Kuvendi i 11 dhjetorit nuk kanë tagër. Një gjë të tillë e tregon edhe refuzimi i Berishës për të matur forcat me Lulzim Bashën në Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar, duke krijuar dyshime të forta se qëllimi i ish-liderit demokrat është krijimi i një formacioni të ri politik. Gazeta ka mësuar se në korridoret e politikës ditët e fundit po flitet se Berisha do krijojë një pari të re, ku do mbledhë pas vetes të gjithë militantët dhe deputetët demokratë që e mbështesin. Mësohet se qëllim i vërtet i Berishës nuk është rrëzimi i Bashës dhe marrja e drejtimit të Partisë Demokratike, por krijimi i një partie të re. Kjo pasi nëse ai do rimerrte PD-në, atëherë ai nuk do kishte kauza për të luftuar dhe sulmuar kundërshtarët, kështu që lindja e një formacioni të ri politik do ishte idealja për të. Në këtë kontekst mësohet se zoti Berisha nuk e ka zbuluar ende këtë plan, për shkak se i frikësohet një largimi masiv të militantëve demokratë që mbështesin atë dhe pritet që këtë lajm ta njoftojë pas 11 Kuvendit, kur edhe përplasje me Bashën do jetë në rrafshin juridik. Pra, sipas informacioneve, mësohet se mbledhja e firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor duket më shumë si një manovër për të fituar kohë dhe një tallje me demokratët, pasi Berisha do ndihet më komod në krye të një partie të re se sa në krye të Partisë Demokratike, ofiq ky të cilin do ta përdorë edhe si mburojë për interesat e tij personale, në raste se i hapen telashe me drejtësinë.

Aleanca me LSI në Kuvend

Por përfshija në partinë e re të deputetëve demokratë dhe militantëve që e mbështesin atë, nuk është i vetmi qëllim i Sali Berishës. Gazeta ka mësuar se në kushtet kur presidenti Ilir Meta ka dalë hapur në mbështetje të tij dhe në kushtet kur PD-ja dhe LSI-ja i kanë shpallur luftë njëra-tjetrës, mësohet se ai ka qëllim që të bëjë aleancë me partinë e Kryemadhit. Kjo e fundit sot që flasim ka 4 deputetë dhe nuk ka grup parlamentar. Kështu që mësohet se Berisha do të bëjë aleancë me LSI-në, ku përveçse do të grupohen bashkë me deputetët e Kryemadhit dhe ata demokratë që e mbështesin në një grup parlamentar, do t’i shpallin edhe luftë dyshes Basha-Rama. Pra, krijimi partisë së re dhe aleanca me LSI janë dy projekte që Berisha pritet t’i vërë në jetë. Megjithatë, e gjitha kjo lëvizje e Berishës është deri diku edhe e imponuar, për shkak se përjashtimi i tij nga PD është çështje e mbyllur. Kështu që ai për t’u mbrojtur kundër amerikanëve apo edhe drejtësisë, do të krijojë parti të re dhe bëjë aleancë me binomin Meta-LSI. Madje, sinjale se Berisha do përjashtohet nga PD-ja ka dhënë dje edhe deputeti demokrat, Arbi Agalliu gjatë një prononcimi për mediat. “Individë të cilët me veprimet e tyre, të përsëritura enkas që dëmtojnë interesat e një grupimi që quhet parti, siç është PD në këtë rast. Çdo individ që dëmton, apo pengon këtë mision të PD-së, zyrtarisht në mënyrë masive me votë të lirë merren masat që përcaktohen në statut”, deklaroi Agalliu. Sidoqoftë mbetet të shihet se në ditët në vijim se çfarë do ndodhë më konkretisht, sepse ekziston edhe mundësia që Berisha të marrë me dhunë drejtimin e PD.