BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x
BREAKING NEWS

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin që ka marrë: Do plotësoj porosinë e babait!

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me
x
BREAKING NEWS

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi i jashtëzakonshën i PS, ja kush e shoqëronte kryeministrin Rama në momentin e hyrjes dhe gjesti i tij që tërhoqi vëmendjen (VIDEO-LIVE)

Pamje spektakolare/ Nis Kongresi  i jashtëzakonshën i PS, ja kush e
x
BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x

Politike

Pas akuzave të rënda për fshehjen e numrit të viktimave, i ndodh e pazakonta kësaj qendre shëndetësore, Balla shpërthen i revoltuar dhe fajëson Bashën, Kryemadhin dhe Metën: Nuk e di ku e gjejnë guximin….

Pas akuzave të rënda për fshehjen e numrit të viktimave, i

Ditët e fundit personazhet e njohur të politikës shqiptare kanë hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë për fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve.

Deklarata të tilla erdhën nga kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, po ashtu edhe presidenti i vendit, Ilir Meta ka hedhur akuza në lidhje me situatë e pandemisë që po kalon vendi.

E pazakonta që ka ndodhur ditën e sotme ku dhunohet qendra shëndetësore në Elbasan, goditen me gurë dritaret, thyhen xhamat.

E rikonstruktuar vetëm dy muaj më parë, konform të gjitha standardeve, qendra shëndetësore në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ka rënë pre e akteve vandale dhe të paprecedenta të dhùnimit të saj.

Persona të papërgjegjshëm kanë goditur me gurë dritaret e kësaj qendre duke i shkatërruar ato.

Deputeti Balla e konsideroi një akt të paprecedent dhùnimin e kësaj qendre shëndetësore ndërsa tha se vetëm thirrjet dashakeqe politike ndaj bluzave të bardha mund ta nxisin një akt të tillë:

“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu.

E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie.

Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik. Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira.

Janë mjekët, infermierët, i gjithë stafi spitalor që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përballje me këtë armik i cili po godet të gjithë botën. Thirrjet, që motivojnë personat e papërgjegjshëm, me histori morgjesh dhe fshehje të numrit të të vdekurve, duhet të ndalen.

Ne jemi Shqipëri dhe Shqipëria ka zakone të përcjelles dhe nderimit të të vdekurve dhe sipas zakonit në Shqipëri nuk mund të fshihen të vdekurit, por jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar dhe për të ngushëlluar familjet.

Por, akte si ky që ka ndodhur në Elbasan, ku motivimi i poshtër dhe i pisët politik, çon në goditjen e qendrave shëndetësore është i papranueshëm “, tha Balla.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së shtetit e cila ka vënë në pranga dhùnuesin e kësaj qendre shëndetësore.

Më të lexuarat