BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Politike

Pas Alqi Bllakos, Meta prezanton shefin e ri të kabinetit, mban në detyrë dy këshilltarët e Nishanit

Pas Alqi Bllakos, Meta prezanton shefin e ri të kabinetit, mban në

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka përzgjedhur ditën e djeshme shefin e ri të kabinetit. Pas prezantimit të Alqi Bllakos në postin e Sekretarit të Përgjithshëm dy ditë më parë, ai, gjatë ditës së djeshme, prezantoi diplomatin e njohur, Arben Cicin, si shefin e ri të kabinetit të Presidencës. Përzgjedhja e emrit të Cicit duket se ka lënë jashtë Bari Shaqirin, një prej emrave që ka qarkulluar mes të përfolurve se do të merrte vendin e shefit të kabinetit në Presidencë. Por duket se Presidenti Meta ka përzgjedhur si të besuarin e tij Arben Cicin.

Po kush është Arben Cici? Arben Cici ka lindur në qytetin e Korçës më 1960. Pas diplomimit në Universitetin e Algjerit, Fakulteti i Përkthimit 1988, ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, Katedra e Gjuhës Frënge 1988-1992. Ai ka një karrierë të gjatë në diplomaci ku ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme, respektivisht në pozicionet ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse, drejtor i Protokollit të Shtetit, ambasador në Republikën e Kroacisë, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës dhe  deri para një dite shërbente si ambasador në Mbretërinë e Danimarkës. Cici mban titullin Doktor i Shkencave Historike që nga viti 1999 dhe jep mësim në disa universitete publike dhe private në Tiranë dhe Prishtinë, në fushën emarrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë e ceremonialit diplomatik. Por përveç këtyre Arben Cici është dhe autor I librit të parë “Ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë” si dhe bashkëautor i librit “Hyrje në teoritë politike modern”.

Ai gjithashtu ka shkruar dhe një numër artikujsh shkencorë dhe publicistikë në fushën e diplomacisë. Arben Cici  është njohës i mirë i katër gjuhëve të huaja asaj gjuhës frënge, italiane, angleze dhe arabe. Po dje është konfirmuar dhe fakti se Meta ka vendosur të mbajë në detyrë dy këshilltarë q kishte NBu7jar Nishani. Ata kanë dorëzuar dorëheqjen, por është refuzuar nga Presidenti. Bëhet fjalë për Ylli Asllanin, i cili më parë ka qenë edhe këshilltar i Sali Berishës, në periudhën kohore 2005-2013. Më pas nga 2013- 2017 ai ka mbajtur detyrën e këshilltarit të Bujar Nishanit. Ndërkohë më herët  në vitet 1996-2000, Asllani ka qenë kryetar i Bashkisë së Gjirokastër. Emri i dytë, të cilit i është besuar vazhdimi i detyrës nga Ilir Meta, është Flamur Gashi.