BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Pas amnistisë, bllokohet paketa anti-KÇK, ngrijnë ligjet për përgjimet nga policia dhe kodet, shtyhet edhe drafti për daljen në pension të policëve

Pas amnistisë, bllokohet paketa anti-KÇK, ngrijnë ligjet

Amnistia fiskale nuk ishte ligji i vetëm që u shty për miratim në vjeshtë. Ky sesion parlamentar u mbyll pa kaluar edhe një sërë ligjesh të tjera, të cilat kanë hasur debat gjatë diskutimeve në komisione. Kështu, paketa e ashtuquajtur anti-KÇK, duke filluar që nga përgjimet e policisë pa vendim gjykate e deri te ndryshimet në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale janë bllokuar dhe pritet që të miratohet në një moment tjetër. Projektligji “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar”, ku qeveria mori nismën që t’u jepet e drejta uniformave blu për të kryer përgjime për individë të caktuar, pa marrë më parë vendim nga gjykata apo prokuroria u shty pas një sërë debatesh të shkaktuara. Për këto përgjime, qeveria kishte parashikuar edhe një ngritje të një komiteti, i cili do të drejtohej nga ministri i Brendshëm dhe në përbërje të tij do të kishte ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e SPAK, drejtorin e SHISH, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e agjencisë përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit dhe drejtorin e agjencisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave. Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, ishin të shumtë zërat që e kundërshtuan këtë projektligj dhe duket se këto reagime negative kanë bërë që qeveria të tërhiqet dhe të reflektojë. Një tjetër projektligj që është bllokuar është edhe ai “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në vijim të paketës anti-KÇK, qeveria i jepte të drejtën policisë për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që janë vënë në rrugë kriminale. Sekuestrimi i tyre u bë objekt debati, nëse policia duhet t’i sekuestronte pronat me vendim të prerë gjykate apo jo. Por tashmë diskutimet dhe miratimi i këtij projektligji ka mbetur pas vjeshtës. Ndërkohë që projektligji tjetër, pjesë e paketës anti-KÇK që nuk u miratua këtë sesion parlamentar është “Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ky projektligj ka të bëjë me administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Qëllimi i këtij projektligji ishte të administronin të gjitha pasuritë e sekuestruara të grupeve kriminale dhe të ardhurat të shkonin në buxhetin e shtetit. Por edhe ky projektligj i paketës anti-KÇK u kundërshtua, çka solli që qeveria të reflektojë dhe të mos e kalonte në këtë sesion parlamentar për miratim.

Dalja në pension e policëve

Por edhe projektligji “Për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës” është bllokuar. Ky ligj s’ka lidhje me paketën anti- KÇK, por ka si synim daljen në pension të punonjësve të policëve në moshën 55 vjeç, si dhe të kenë plotësuar vjetërsinë prej 30 vjetësh në strukturat e Policisë së Shtetit. Sipas projektligjit, ata do të marrin një pagesë prej 50 për qind të rrogës mujore që kanë marrë gjatë kohës që ishin në detyrë. Në relacion theksohet se kjo nismë e re ligjore për të përmirësuar përfitimet aktuale të punonjësve të Policisë së Shtetit, do t’i motivonte ato në përmbushjen me sukses të misionit për rritjen e sigurisë në vend, si dhe do të plotësoheshin rekomandimet e misioneve të huaja në ndihmë të policisë, si PAMECA apo Programi ICITAP, të cilat kërkojnë rritjen e parametrave aktualë të trajtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke i përafruar ato me standardet e policive të vendeve evropiane. Nisur sa më sipër, projektligji i paraqitur për miratim është në harmoni të plotë me reformat e ndërmarra dhe prioritetet e përcaktuara nga qeveria. Megjithatë grupet e interesit e kanë kundërshtuar dhe mazhoranca duket se është tërhequr.

Më të lexuarat