
Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Pas debateve, ministri Lleshaj e pranon se Policia e Shtetit do përgjojë pa lejen e prokurorisë: Në survejim elementët kriminalë

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Maj 2020

Dërgimi në Kuvend për shqyrtimin e projektligjit që i jep të drejtë policisë të përgjojë, survejojë, fotografojë dhe filmojë në mënyrë të fshehtë qytetarët pa autorizim të prokurorisë ka shkaktuar mjaft debate në vend, ndërsa opozita është rreshtuar kundër këtij propozimi, pasi sipas saj, cenohen të drejtat e njeriut dhe shkelen një sërë nenesh të Kodit të Procedurës Penale e Civile. Por në lidhje me këtë nismë ligjore të qeverisë, dje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Nga Kakavija zoti Lleshaj pohoi dje përgjimet do të autorizohen nga drejtues të policisë si organi ligjzbatuese për parandalimin e krimit dhe kjo sipas tij, do të bëhet pa autorizimin e prokurorisë. “Policia e Shtetit është vetë organ ligjzbatues dhe ka detyrën dhe përgjegjësinë për të ushtruar parandalimin e krimit. Dhe leja do të jepet nga autoritetet përkatëse, drejtues të policisë. Thashë edhe njëherë, Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente në dorë”, deklaroi ai. Lidhur me shqetësimin publik se projektligji i ri kërcënon të drejtat e njeriut, pasi krijon hapësirat që policia të kthehet në një instrument nga pushteti, Lleshaj tha se alarmi është dhënë nga ata që nuk janë njohur me draftin. “Ne s’kemi nisur ndonjë plan për survejimin e të gjithë shtetasve shqiptarë në Parlament. Nuk ka një plan të tillë, të survejojmë shtetasit shqiptarë. Janë dhënë alarme nga ata që ende nuk janë njohur me iniciativën e qeverisë, e cila synon vetëm t’i krijojë policisë mundësitë për të ushtruar funksionet e saj në drejtim të parandalimit të krimit”, u shpreh ai. Gazeta ka mësuar se nisma ligjore ndryshon nenin 131 të ligjit aktual për Policinë e Shtetit, duke i dhënë kompetencë policisë, pa marrë leje tek prokuroria, të përgjojë bisedat e personave në ambiente publike, në mjete të transportit publik si dhe bisedat telefonike. Ndërkohë, ministri Lleshaj pati një takim me forcat e FRONTEX në Kakavijë që monitorojnë kufirin, ku foli edhe për masat e marra nga policia për të luftuar kanabisin. Lleshaj u shpreh se është i angazhuar për ta çrrënjosur kanabisin në vend. “Viti 2020 do të shënojë një hap të ri përshkallëzimi të përpjekjes së policisë në luftën kundër kanabisit”, nënvizoi ministri Lleshaj.
Më të lexuarat


Nuk do ketë qendra votimi në fshatrat e “zbrazur”, kreu i KQZ zbulon ndryshimet

Të hënën seancë plenare, Gramoz Ruçi jep njoftimin e rëndësishëm: Në sallë nuk do të lejohet të hyjnë...

Temperaturat e ulëta nuk janë pengesë për Yuri Kim, ambasadorja shfaqet në rrugët e Tiranës si kurrë më parë (FOTOT)

Grida Duma flet hapur, tregon çfarë mendimin ka për Linda Ramën, Monika Kryemadhin dhe Aurela Bashën

Manastirliu ndan lajmin fantastik

‘Është fake’/ Pas reagimit të fortë të Jozefina Topallit, kryeministri Rama nuk ndalet dhe nxjerr një tjetër video që po ‘çmend’ rrjetin

Ylli Manjani i bën kërkesën urgjente Komitetit të Ekspertëve

Veliaj mesazh Bashës: Harroje, sa të jem unë kryetar bashkie! Fal një nga vilat që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5-të!

PD doli kundër kandidimit të tij në listën e PS, vjen reagimi i fortë zyrtarit të njohur

Temperaturat e ulëta mbërthejnë vendin, ministrja Kushi publikon udhëzimin e rëndësishëm për shkollat
