Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas denoncimit të PD-së, ministri Sandër Lleshaj lëshon apelin

Postuar: 20/03/2019 - 15:56

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor të Krujës, drejtues të strukturave të Policisë, autoritete të mjedisit dhe Inspektorate të tjera në Qark ka diskutuar rreth çështjes së mbrojtjes mjedisore dhe luftës kundër kultivimit të kanabisit.

“Shqipëria është e angazhuar botërisht, që të dalë nga harta e kanabisit. E kemi arritur, por duhet të jemi të qëndrueshëm që kjo punë të vijojë. Plani Kombëtar Kundër Kanabisit parashikon detyra të qarta për të gjithë institucionet. Institucioni i fundit të cilit i drejtohet Plani, është Policia. Policia ka për të bërë vetëm një pjesë të punës, pjesën e ligj zbatimit. Ndërkohë që pjesën tjetër, kontrollin e territorit duhet ta bëjnë institucionet e tjera, sensibilizimin e qytetarëve duhet ta bëjnë institucionet e tjera. Do të kërkoja shumë prej të gjithë administratorëve lokalë, nga bashkia, nga njësitë administrative, nga kryepleqtë që të kuptojnë mirë këtë thirrje,” tha ndër të tjera ministri Lleshaj.

Pas aksioneve të fundit të Task Forcës ndërministrore, ku u bllokuan 12 gurore në zonën e Krujës, Ministri apeloi për ndalimin përfundimtar të shkatërrimit të mjedisit.

“Është zhvilluar një industri e guroreve, e zhavorrit, e inerteve e të tjera me radhë dhe pasojat e kësaj ju i shihni vetë. Ajo që është bërë është vështirë të zhbëhet më. Por kjo punë duhet të stopohet, të ndalohet njëherë e përgjithmonë. Dhe pastaj, të gjitha institucionet përkatëse, qofshin ato lokale, qofshin këto qendrore, duhet të marrin masa për rikuperimin e gjendjes, aq sa mund të rikuperohet,” tha ministri i Brendshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 10:34

Ka qenë pedagogu Mark Marku dhe analisti i njohur njëkohësisht pedagog Agron Gjekmarkaj iu kanë bashkuar nismës që është përhapur gjer%sisht në rrjetet sociale.

Postuar: 25/06/2019 - 10:32

Kryeministri Edi Rama ka folur prerë sot duke thënë se kush nuk do të hyjë në zgjedhje nuk mund t

Postuar: 25/06/2019 - 10:23

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur tërthorazi Presidentit Ilir Meta, i cili tha mëngjesin e

Postuar: 25/06/2019 - 10:11

Ditën e sotme në orën 18:00 kryeministri Rama do të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës

Postuar: 25/06/2019 - 10:08

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha se zgjedhjet e 30 qershorit janë thjesht imag

Postuar: 25/06/2019 - 09:52

Aktorët e Portokallisë janë mbledhur bashkë në një natë plot gëzim e hare, ku shfaqen duke kërcye