BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

Pas gafës që bëri Valbona Sako që i kushtoi postin edhe zv.ministrja habit me deklaratën për tërmetin në Durrës, reagon menjëherë Berisha: Ndrikulla të klonuara të… (Publikon videon)

Pas gafës që bëri Valbona Sako që i kushtoi postin edhe

Deklarata që ajo bëri pak ditë pasi Shqipëria ishte goditur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe numri i jetëve të humbura arriti në 51, i kushtoi postin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, tashmë e dorëhequr.

Një tjetër zyrtare po komentohet në rrjetet sociale, zëvendës ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi, shprehet se situata është normale. Ajo komentoi për Top Channel në lidhje me zbukurimet që po vendosen në Durrës.

“A është momenti i duhur për të vendosur zbukurimet pas kësaj tragjedie,” e pyeti gazetari, kurse Çuçi tha se në Durrës nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, kjo është dita kur të gjithë qytetet në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është situata edhe në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme,” tha ajo.

Për këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili teksa ka postuar videon më poshtë, shkruan: “Ndrikulla te klonuara te narkoshtetit! sb”.