BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Politike

Pas gjobave të marra dhe deklaratave të forta për virusin, dorëzohet Monika Kryemadhi, shfaqet për herë të parë me maskë, tregon kush e detyroi: Ma mblodhi…

Pas gjobave të marra dhe deklaratave të forta për virusin,

Lëvizja Socialaiste për Integrim ditën e sotme po zhvillon votime brenda partisë, ku kryetarja e LSI kërkon që të jetë sërish në krye të partisë.

Por e pazakonta që ra në sy ditën e sotme ishte se Monika Kryemadhi për herë të parë kishte vënë maskë ku deklaratat e saj kanë qenë të herëpashershme lundë maskave dhe virusit. Madje edhe e gjobitur  dy herë nga policia për moszbatim të rregullave të vendosuru dhe të miratuara nga qeveria.

Kryemadhi u shfaq dhe me maskën e kuqe të partisë, ku nuk mungoi as batuta: Ma ka mbledhur Partia! Maska nuk duhet të mbahet për shkak të kërcënimit, por duhet mbajtur sepse besohet në efektin e saj.

“Sot dhashë një votë si të gjithë anëtarët e tjerë. Shoh shumë gra në listë, kanë ardhur vajza në LSI e janë bërë nëna, shoh edhe shumë të rinj. Garoj për tu rikonfirmuar, por po pres me padurim zgjedhjen e ekipit drejtues që do dalë nga ky proces. Ekipi që do drejtojë LSI në misionin kombëtar për t’ju dhënë shqiptarëve punësim, arsim cilësor, ulje kosto jetese dhe cilësi. Fitorja e LSI do jetë e jashtëzakonshme, është fitorja e të rinjve dhe të rejave”,- tha ajo.

Por ndërsa vlerësoi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në këto zgjedhje, ra në sy fakti që Kryemadhi mbante maskë. Ajo u shfaq me një maskë me logo të LSI dhe shtoi se nuk ia kishte mbledhur policia, por partia që ta mbante. Pavarësisht kësaj, Kryemadhi bëri sërish thirrje se maskën duhet ta mbajë kush beson dhe jo nga frika.

“Me sa duket partia ma mbledh, jo njeri tjetër. Unë përsëri vazhdoj të mendoj që maska mbahet në ambiente të mbyllura, ta mbajnë se besojnë dhe jo se i kërcënojnë. Sot duhet t’i ofrojmë shqiptarëve forcë, optimizëm, ata nuk i mund korona, as varfëria. Ata brenda vetes kanë dashuri, solidaritet lidhje dhe forcë me njëri-tjetrin”,- sqaroi ajo.

Pas gjobave të marra dhe deklaratave të forta për virusin,

Më të lexuarat