
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Pas humbjes së thellë në zgjedhje, PD zbardh planin me 5 hapa për ringritjen e opozitës

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Qershor 2023

Grupi Parlamentar i PD-së është mbledhur ditën e sotme për të bërë më shumë se një reflektim mbi rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit. Në deklaratën e lëshuar pas mbledhjes shprehet qëndrimi i tyre për të gjetur një zgjidhje që ka kapluar këtë forcë politike.
Gjendja aktuale, ku pretendojnë që qeverisja ka minuar zgjedhjet e lira, në deklaratë shkruhet që kjo mund të kapërcehet përmes angazhimit të shumicës e cila ka humbur besimin te politika.
Duke vazhduar përkrah Britanisë së Madhe, ShBA-ve dhe Be-së mund të arrihet forcimi i PD-së.
Pesë hapat që të konkretizohet kjo, është të ndalet përçarja brenda PD-së, riorganizimi i partisë, krijimi i një grupi pune përbashkues, që të bëjë hapjen e partisë fillimin e procesit për zgjedhjet e brendshme dhe procesi i zgjedhjes së kryetarit.
Deklarata: Tiranë, më 05 Qershor 2023
QËNDRIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Duke analizuar me përgjegjësi maksimale rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe pasojave që ka sjell ky rezultat për të ardhmen e Shqipërisë dhe interesin publik;
Duke qenë të ndërgjegjshëm për atë që qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e Partisë Demokratike në veçanti presin nga përfaqësuesit e tyre dhe nga Partia Demokratike;
Duke qenë përpara një qeverisje që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme, që mund të arrihen të kapërcehen vetëm përmes angazhimit të shumicës së heshtur të shqiptarëve që kanë humbur besimin tek politika;
Duke vijuar në të njëjtën linjë konstruktiviteti, që ka në themel vetëm interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, sic është vepruar edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të datave 22 Mars 2023, 16 Prill 2022, 31 Tetor 2022 apo 6 Mars 2023;
Duke qëndruar të palëkundur në bindjen se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian, është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike;
Duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe cdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend;
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:
Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.
Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.
Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.
Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.
Më të lexuarat


Nesër mbahet Kongresi i PS, Çuçi zbardh detajet, ja çfarë pritet

“Mos prisni asgjë në 2024,” deputetja demokrate bën paralajmërimin e fortë: PS miratoi 50 mln euro koncesione në shëndetësi, la në rrugë 3 mijë gra me kancer

“Vrastar për brezin e ardhshëm”/ Rezultatet shqetësuese të ‘PISA’, thumbon Tabaku: Kur arsimi konceptohet si llaç e tulla e kthehet në tender

“Provokatori” Ben Blushi parashikime të frikshme për Shqipërinë e 2040, shkrimtari hap “Kutinë e Pandorës” për fatin e Kosovës dhe afganizmit të trojeve shqiptare

“E ka djegur Kushtetutën”/ Salianji flet për buxhetin e 2024 dhe shpërthen në akuza ndaj mazhorancës: Për herë të parë goditet...

Qeveria miraton amnistinë për të dënuarit dhe e dërgon në Kuvend për votim, përfitojnë rreth 600 të burgosur, zbardhen detajet nga vendimi

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Basha akuza Ramës dhe Berishës nga SHBA, “Trekëndëshi i Bermudës” i ka shpallur luftë SPAK nga frika e arrestimeve

‘Gërdeci’/ Shkëlzen Berisha thirret në gjykatë! Djali i ish-kryeministrit dhe Aldo Bumçi...

Shkaktuan kaos, hodhën flakadanë e ndezën zjarr në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 6 deputetë të çetës-antiamerikane, mes tyre Berisha e Bardhi, sot nuk do të lejohen të marrin pjesë në seancën që do votohet Buxheti 2024
