Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas largimit të Bujar Muçës, KQZ i jep mandatin Elona Xhinës, deputetja nuk mohon bashkëpunimet me socialistët

Postuar: 07/12/2017 - 08:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë dje mandatin e deputetes kandidates Elena Xhina. Fill pas dorëheqjes së deputetit të PDIU, Bujar Muço, KQZ është mbledhur dhe i ka dhënë mandatin e deputetes Elena Xhinas, e cila ishte e pozicionuar e treta në listën e kandidatëve të PDIU në qarkun e Elbasanit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës së listës shumemërore të subjektit “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet” ,Qarku Elbasan, zj. Elena Xhina”, njoftoi KQZ. Ndërkohë me marrjen e mandatit Elena Xhina është deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë. Dje, gjatë një prononcimi për një media deputetja e PDIU Elena Xhina u shpreh se është e befasuar nga kjo gjë. Madje ajo theksoi se me marrjen e mandatit do të përpiqet që të përfaqësojë sa më denjësisht qytetarët. “Normalisht në momentin e parë isha e befasuar dhe u gëzova shumë, kuptohet emocionet e momentit për një post kaq të rëndësishëm. Por gjithsesi jam në pritje të zhvillimeve në vijim. Unë mendoj se detyra jonë si deputet është që të ngremë problematika, të miratojmë ligje sa më të mira dhe të përfaqësojmë sa më denjësisht qytetarët”, tha ajo. Ndërkaq Elona Xhina theksoi se fokusi i saj gjatë kësaj legjislature do të jetë ai i fushës së ligjeve lidhur me drejtësinë. Mirëpo pavarësisht këtij fakti deputetja e PDIU nuk e mohoi mundësinë e një bashkëpunimi me PS. “Unë nuk dua të them çështjen e grave se është bërë shumë e zakonshme. Por dua të them që në fushën e ligjeve unë do të jem një zë i fuqishëm duke qenë se kam edhe një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e drejtësisë. Lidhur me Elbasanin, mendoj se është një nga qytetet që ka shumë për t’u bërë. Është një qytet me shumë problematika si punësimi, ndotja, aktivizimi i të rinjve dhe çështjet kulturore. Por gjithsesi unë jam duke punuar për të bërë një plan pune për këtë çështje.Ne si deputetë, pavarësisht se kryetari nuk është në parlament besoj se do të jemi unison. Por gjithmonë kjo do të varet nga çështjet që do të vijnë për diskutim në Parlament, pasi nuk mund të them që për të gjitha do jem pro, apo e anasjelltas. Por në përgjithësi unë mendoj se do të jetë në favor të pozitës së tanishme. Unë për shembull vetë personalisht vij nga një e shkuar me bindje të majta, nuk është se kam bindje të djathta. Unë më herët kam qenë në Partinë Socialiste, pastaj për një periudhë kam qenë edhe me LSI dhe tashmë jam në PDIU”, u shpreh deputetja e PDIU Elona Xhina. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.