BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Politike

Pas largimit të Dvoranit, Soreca e Yuri Kim bëjnë lëvizjen e rëndësishme pak para se të fillojë mbledhja e KED: Tani është koha!

Pas largimit të Dvoranit, Soreca e Yuri Kim bëjnë lëvizjen e

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Europian kanë takuar ditën e sotme kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Vitore Tusha, pas dorëheqjes së Ardian Dvoranit. Mësohet se takimi ka nisur para mbledhjes së parë që Vitore Tusha do të zhvillonte me KED-në, pas marrjes së detyrës. Në fund të dy ambasadorët, kanë reaguar me anë të një reagimi të shkurtër.

"Bashkë me Kim njohëm sot kryetaren e KED-së, Vitore Tushën. Funksionimi i GJK-së, kusht kryesor për integrimin në BE. Presim renditjen e 3 kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Opinioni i Venecias mundësia për të rënë dakord për të ecur para", shkruan Soreca.

Nga ana tjetër, edhe Kim ka vlerësuar rolin e Tushës për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Respekte ndaj Tushës e vendosmërinë për zbatimin e Ref. në Drejtësi. Roli i KED në funksionimin e Kushtetueses shumë i rëndësishëm. Koha që institucionet të ngrihen e të tregojnë pavarësi e integritet.