Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas marrëveshjes me Bashën, Rama nis fuqishëm fushatën, shtron darkë me kandidatët për deputetë

Postuar: 19/05/2017 - 17:50

Pas arritjes së marrëveshjes një ditë më parë me kryeopozitarin Lulzim Basha, ku u vendos që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më 25 qershor, dhe kur e ndajnë pak ditë nga hapja zyrtare e fushatës zgjedhore, kryeministri i vendit Edi Rama bëhet gati të ndezë motorët e saj.

Burimet brenda mazhorancës konfirmuan se nesër pasdite kryeministri ka thirrur në një takim të gjithë kandidatët për deputetë, për të diskutuar pikërisht për fushatën zgjedhore. Pas takimit, të njëjtat burime konfirmojnë se do të shtrohen në një darkë tek “Xibraku”.

Marrëveshja e arritur dje mes PS dhe PD nis me zgjedhjet, ku partitë i sugjerojnë Presidentit të Republikës që të dekretojë datën e re të zgjedhjeve, më 25 qershor. Do të nisë regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës dhe regjistrimi i listave shumemërore të partive të opozitës brenda datës 26 maj 2017.

Sipas marrëveshjes zgjedhjet e pjesshme në Kavajë do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme, pra me 25 qershor dhe do të pezullohet çdo iniciativë për kontrata të përkohshme në nivel qendror dhe vendor.

Pika e dytë e marrëveshjes së dakordësuar mes palëve është qeveria, ku bie në sy fakti se kryetari i LSI-së, Petrit Vasili del jashtë kabinetit. PD do të marrë zv.kryeministrin dhe 6 ministri kyçe, Ministrinë e Brendshme, Arsimin, Shëndetësinë, Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Financat dhe Drejtësisë. Emrat do të miratohen nga Partia Socialiste. Opozita do të propozojë edhe kandidaturat për 5 drejtori, OSHEE, ALUIZNI, Hipotekat, Burgjet dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Rama dhe Basha janë dakordësuar që të votojnë në një seancë të jashtëzakonshme në parlament organet e vettingut, të votojnë dekretet e anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, të ndryshojnë Kodin Penal përmes ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale dhe kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.

Të forcohet kuadri ligjor për financimin e partive dhe votimi i anëtarëve të Këshillit të Ministrave, anëtarëve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit. Opozita do të propozojë, sipas marrëveshjes, kreun e ri të KQZ dhe Avokatin e Popullit.

Por pjesa e tretë e marrëveshjes është edhe më interesante. Bëhet fjalë për ato që quhen reformat kyçe që do të votohen me fillimin e punës së legjislaturës së re. Mes tyre reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore, ndërsa futja e teknologjive elektronike për votim dhe numërim mbetet për zgjedhjet pasuese.

Dekriminalizimi mbetet sërish një pikë kyçe e marrëveshjes politike, ku palët angazhohen për largimin e personave me rekorde kriminale, duke e nisur nga vetë listat partiake. Opozita do të marrë pjesë gjithashtu edhe në Task Forcën Kombëtare të Luftës kundër narkotikëve për të forcuar luftën kundër këtij fenomeni.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 18:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Postuar: 19/02/2018 - 18:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të kërkojë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjs nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve

Postuar: 19/02/2018 - 17:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, i cili kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama mbi presidentin e unitetit

Postuar: 19/02/2018 - 16:37

Kryetari i Partisë Demokratike në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, tha se qindra mijëra familje shqiptare po nxirren nga skema e ndihmës e

Postuar: 19/02/2018 - 16:17

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë me dy javë kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur komision Hetimor ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Postuar: 19/02/2018 - 16:04

Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Kosove, ku foli per nje preside

Postuar: 19/02/2018 - 15:49

Ndërsa pritet nisja e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje mbi kufirin detar, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk beson ne vendosjen e kush