BREAKING NEWS

‘Kërcet’ arma në Vlorë, dy persona të plagosur, njëri niset me urgjencë në spital, kurse tjetri…

‘Kërcet’ arma në Vlorë, dy persona të plagosur,
x

Politike

Pas masave të rrepta dhe ndryshimet në Kodin rrugor, nga konsumi alkoolit tek përdorimi i celularit në timon, reagon Sandër Lleshaj dhe flet për lajmin inkurajues

Pas masave të rrepta dhe ndryshimet në Kodin rrugor, nga konsumi

Në Konferencën e Nivelit të Lartë “Siguria Rrugore 2020”, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka deklaruar se ka një ulje prej 40% të aksidenteve rrugore krahasuar me një vit më parë.

“Për periudhën 2010-2018 numri i fataliteteve prej aksidenteve rrugore ka njohur një trajektore me ulje të theksuar. Në vitin 2019, Shqipëria regjistroi 227 të vrarë në aksidente, nga 378 në 2009, me një ulje prej 40 %. Ky është një lajm jashtëzakonisht inkurajues”, ka thënë Lleshaj.

Pavarësisht se janë ulur vdekjet nga aksidentet sipas ministrit përsëri shqetësimi mbetet i lartë pasi ata janë vrasësi kryesor, pas sëmundjeve të rënda.

“Por përsëri shqetësimi mbetet i lartë. Aksidentet janë vrasësi kryesor, pas sëmundjeve të rënda. Aksidentet vrasin shumë herë më tepër se sa krimi. Pjesëmarrja shumë e lartë e publikut në sondazhet e zhvilluara nga MB në interes të kësaj konference, në të cilat morën pjesë më shumë se 65 mijë qytetarë, tregon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka tema për të cilën jemi mbledhur.

Bashkimi Europian po punon për realizimin e ambicies të quajtur “Vizioni Zero”, që synon afrimin tek shifra zero e viktimave në qarkullimin rrugor në vitin 2050. Edhe tek ne, nëse do trajektorja e numrit të viktimave në aksidente do të ndjekë tendencën e viteve të fundit, ky objektiv mund të arrihet. Sigurisht që sot një objektiv i tillë mund të duket si një ëndërr e bukur, por unë mendoj se kjo gjë është e mundur.

Në funksion të këtij objektivi kërkohet një program kombëtar i cili do të parashikojë një qasje të fortë dhe gjithëpërfshirëse për rritjen e sigurisë rrugore. Dhe në fakt ky është qëllimi i konferencës së sotme; kërkimi i rrugëve dhe praktikave më të mira që na çojnë drejt këtij objektivi të rëndësishëm kombëtar”, ka thënë më tej ministri.