BREAKING NEWS

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari i Metës, reagon menjëherë Rama, ia numëron një nga një Presidentit: Më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë...

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari
x

Politike

Pas ministrave, Meta lavde edhe kryebashkiakëve socialistë, legjitimon 30 qershorin dhe intensifikon lëvizjet për pazare me Ramën

Pas ministrave, Meta lavde edhe kryebashkiakëve socialistë, legjitimon

Pas lavdeve në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave, presidenti Ilir Meta ka bërë të njëjtën gjë edhe me kryebashkiakët socialistë. Prej një viti Presidenca dhe Qeveria ishin në një luftë të fortë me njëra-tjetrën, ndërkohë që mbërritja e koronavirusit në Shqipëri duket se ka qetësuar ujërat mes tyre, pasi ditët e fundit shihet qartë që Meta dhe Rama kanë vendosur të ulin përfundimisht shpatat. Festivalin e lavdeve e ka hapur presidenti Meta, i cili fillimisht vlerësoi punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Task-Forcës së ngritur për të përballuar koronavirusin, ndërsa disa ditë më pas përgëzoi publikisht kryeministri Rama për masat e marra për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Dhe kështu Meta ka vijuar, duke thurur këto ditë lavde edhe për ministrat, sikundër ishte reagimi i tij pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtarë. Por duket se nuk ndalet me kaq, pasi kreu i shtetit ka nisur të vlerësojë dhe flasë me superlativa edhe kryebashkiakët socialistë, ç’ka tregon qartë se marrëdhëniet mes tij dhe shumicës socialistë janë drejt rikuperimit.

Meta lavde edhe kryebashkiakëve socialistë

Sot paradite, presidenti Meta falënderoi publikisht kryebashkiakun e Kavajës, Redian Krali dhe qytetarët kavajas, që iu përgjigjën pozitivisht nismës së ndërmarrë prej tij “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Meta ishte i pranishëm vetën në qytetin e Kavajës, ndërsa foli edhe shkurtimisht për mediat. “Një falënderim të veçantë kam sot për popullin e Kavajës, për kryetarin e Bashkisë dhe stafin e tij që iu përgjigjën apelit për të dhuruar gjak në këto ditë kur kërkesa për gjak është mjaft e domosdoshme, sidomos nga fëmijët, të cilët vuajnë nga talasemia. Por edhe nga të gjithë të tjerët, që kanë nevojë në mënyrë periodike për gjak”, deklaroi presidenti Meta, me në krah kreun e Bashkisë së Kavajës. Por përmes këtij prononcimi të shkurtër para kamerave, Meta në njëfarë mënyrë po njeh procesin zgjedhor të 30 qershorit, por dhe shton kërkesat ndaj mazhorancës për pazare. Meta është në prag shkarkimi dhe çdo ditë po tenton të qetësojë ujrat me qeverinë. Ndërkohë që, në reagimin me shkrim të postuar pak më vonë në rrjetet sociale, Presidenti Meta “korrigjon” fjalimin dhe i shpreh mirënjohje vetëm Bashkisë së Kavajës si institucion. “Mirënjohje Bashkisë Kavajë dhe qytetarëve të saj të mrekullueshëm, të cilët me zemër të madhe ju përgjigjën sot vullnetarisht apelit për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Akti i tyre human dhe solidariteti në këto momente të vështira për mbarë shoqërinë tonë, është një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi. Dhurimi i gjakut nuk lidhet me problematikat shëndetësore që shfaq pandemia COVID-19, ndaj i inkurajoj të gjithë, në veçanti të rinjtë të udhëheqin dhe ta mbështesin vullnetarisht këtë kauzë humane”, shkruan Meta.

PS shtyhn shkarkimin e Metës

Por teksa presidentin Ilir Meta vijon të thurë lavde për ministrat dhe kryebashkiakët socialistë, mazhoranca ka vendosur që ta amnistojë atë, duke e mbajtur edhe për disa muaj në detyrë. Komisioni Hetimor i ngritur nga mazhoranca për hetimin e presidentit Ilir Meta ka shtyrë afatin punës me 4 muaj të tjerë, deri më 31 korrik. Shtyrja është vendosur në mbledhjen e kësaj të marte, që është zhvilluar online për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa burime nga mazhoranca pohuan se komisioni do të qëndrojë pezull deri në mbërritjen e opinionit të Venecias nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën me emërimet në Gjykatën Kushtetuese apo jo dhe më pas do të mblidhet për të shqyrtuar akuzat që ka ngritur ndaj Ilir Metës për shkelje të rënda të Kushtetutës. Mirëpo, duke qenë se Komisioni i Venecias në faqen zyrtare, ka bërë ditur se kjo çështje do të jetë objekt i punës së datës 19 qershori 2020, gjasat janë që duhen edhe disa ditë, që ky raport t’i shkojë Kuvendit në fund të qershorit. Kështu që, nëse supozojmë që situata do të vijojë normalisht, ku të gjithë institucionet do të jenë në punë, i bie që Kuvendi të shqyrtojë këtë çështje në shtator, pasi në mes të korriku mbyllet sesionin parlamentar. Kjo do të thotë se shkarkimi i presidentit Meta pritet që të vendoset në shtator, kohë kur dhe nis punë sesioni i ri parlamentar, pas pushimeve të verës. Pra, të gjitha këto lëvizje të fundit dhe qetësimi i ujërave mes Ramës dhe Metës tregojnë se ka pazare në horizont. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Më të lexuarat