BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pas Nikola Gruevskit, një tjetër mik i presidentit Meta rrezikon burgun, prokuroria kopsit dosjen për Ali Ahmetin

Pas Nikola Gruevskit, një tjetër mik i presidentit Meta rrezikon

Prokuroria maqedonase duket se do të thellojë reprezaljen në politikën vendase. Dënimi i Nikola Gruevskit dhe arrestimi i një ministri nuk ishin të vetmet raste, pasi duket se “sëpata” e prokurores publike Katica Janeva do të prekë dhe shqiptarët. Ditën e djeshme ajo ka deklaruar se posedon dëshmi “me kualitet” për rastin “Regjistrimi”, ku të dyshuar kryesorë janë partnerët shumëvjeçarë, Ali Ahmeti dhe Nikola Gruevski. Pra duket se pas goditjes së Gruevskit, tani radhën e ka kreu i BDI, Ahmeti. “Regjistrimi si lëndë është hapur moti kohë në fazë parahetimore. Gjatë kohë janë kërkuar biseda lidhur me këtë rast. Grumbullohej edhe dokumentacion, që në fillim nuk ishte e mundur, deri sa nuk ndryshoi pushteti. Zhvillohet hetim kualitativ dhe i mirë, këtë patjetër duhet ta pranoj. Ka dëshmi të mira dhe me kualitet. Më tepër nuk mund të tregoj për opinionin, sepse gjykata është organi që e konfirmon akuzën, e pastaj do të dëgjojmë të gjithë së bashku se çka ka ndodhur”, ka deklaruar Janeva. Duke zbuluar një pjesë të rastit lidhur me dyshimet për këtë krim të kryer, Janeva thotë se Ahmeti dhe Gruevski mes tjerash janë koordinuar se si të anulohet regjistrimi në Kuvend. “Posedojmë edhe dëshmi materiale edhe biseda për atë lëndë, rreth asaj se si është biseduar që në Kuvend të anulohet regjistrimi. Në ndërkohë kemi marrë nën kompetenca edhe rastin “Maxhar Telekom” që zhvillohet në gjykatë. Kjo është interesante për opinionin dhe më datë 27 mendoj se është caktuar seancë gjyqësore”, thekson Janeva. Te rasti “Regjistrimi”, të dyshuar kryesorë janë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski. Ata akuzohen se në mënyrë antiligjore e kanë ndërprerë regjistrimin e vitit 2011, nga frika se do të kishte implikime negative mbi karrierat e tyre politike. Ekspertët juridikë thonë se për këtë vepër, në rast se dëshmohet, ligji parasheh edhe dënim me burg.

Bien miqtë e Metës

Avokat Spartak Ngjela deklaroi pak ditë më parë se Nikola Gruevski është miku më i madh i presidenti Ilir Meta. Kreu i shteti ka pasur një sërë takimesh me të, ndërkohë pak kohë më parë mediat maqedonase hodhën akuza se po krijohej një klan kundër Zaev. Pjesë e klanit ishin Meta, Ahmeti dhe Gruevski. Por fakti që prokuroria po godet dhe Ali Ahmetin, do të thotë se po bien të gjithë miqtë e presidentit shqiptar në Maqedoni. Gruevski ishte i pari, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Ahmeti nëse ndaj tij del një urdhër arresti.

Akuzat e mediave maqedonase

Pak kohë më parë mediat dhe politikanët maqedonas dhanë alarmin se Presidenti shqiptar Ilir Meta ishte duke bashkëpunuar me subjekte të caktuara për të rrëzuar qeverinë e Zoran Zaev. Agjencia e lajmeve “Zhurnal” dhe një sërë mediesh prestigjioze kanë raportuar se më 6 prill Ilir Meta ka bërë një vizitë të fshehtë në Maqedoni. Sipas tyre, ai është takuar në Kërçovë me kreun e BDI, Ali Ahmeti dhe më pas në Shkup me kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi, por dhe me ish-kreun e shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijallkovin, i cili është kushëri i Nikola Gruevskit dhe shërbeu gjatë qeverisë së tij. Ndërkohë kandidati i LSDM-së për kryetar komune në zgjedhjet lokale, Hadi Osmani lëshoi akuza.

Kliti Topalli

Më të lexuarat