Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas një polemike të ashpër disa ditore në media, Grupi Parlamentar i PS merr vendimin e papritur, pezullohet...

Postuar: 19/04/2019 - 14:35

Grupi Parlamentar Socialist ka propozuar heqjen nga rendi i ditës të seancës plenare të mbajtjes së raportit të Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit nga kryetari i saj, Agron Tufa, për një kohë të pacaktuar.

Burime pranë Grupit Parlamentar thanë dje se pezullimi i mbajtjes së këtij raporti dhe miratimi në seancë i rezolutës për punën e Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit u bë për shkak të disa pasaktësive, që lidhen me fakte dhe ngjarje që nuk janë trajtuar me objektivitet.

Për këtë, mësohet se në bashkëpunim me Komisionin e Ligjeve do të kërkohet të bëhen saktësimet e nevojshme e më pas ai të dëgjohet sërish në këtë komision. Sipas burimeve, është thënë se fakte apo personazhe që nuk kanë pasur lidhje me krime të komunizmit janë trajtuar në raport si të tilla dhe nga ana tjetër ka pasur raste kur vërtet krimet e asaj periudhe janë anashkaluar nga Instituti i Studimeve të këtyre krimeve.

Heqja nga rendi i ditës së raportit të këtij instituti vjen pas një polemike disaditore në media të anëtarit të Komisionit të Ligjeve deputetit socialist Spartak Braho dhe drejtuesit të Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, sipas panoramës.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Braho akuzoi Tufën se po nxin historinë. Ai tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacionalçlirimtare dhe heronjtë e saj. Braho madje kërcënoi Tufën se do kërkojë shkarkimin e tij.

“Ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar. Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë, përfshirë luftën, heronjtë. Nuk ka asgjë shkencore në analizat, që ka bërë ky institut. Ky është thjesht një institut studimi, s’ka pse të ngatërrohet me politikën. S’ka pse operon me terminologji lustracioni, sepse lustracioni është i ndaluar me ligj. Ka shumë helm në veprimtarinë e këtij instituti. Në këto kushte, nuk e votoj këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes”, tha Braho.

Por përgjigjen ia ka kthyer vetë Tufa. Pedagogu shkruan në rrjetet sociale se nga njerëz si Spartak Braho u rrezikohet jeta shqiptarëve çdo ditë. Kundër dhe pro Tufës e Brahos debati vijoi duke përfshirë dhe shumë personazhe të njohur, si ish-ambasadorin Fatos Tarifa, ish-ministrin Sabit Brokaj apo ambasadorin Shaqir Vukaj, por dhe publicistin Gazmend Kapllani e të tjerë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 23:59

Deputeti Myslim Murrzi i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për deklaratën e këtij të fundit në një studio televizive.

Postuar: 24/08/2019 - 23:30

Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë disa foto në faqen e tij zyrtare në “Facebook”,

Postuar: 24/08/2019 - 22:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoraktike Gazment Bardhi, nëpërmjet një reagimi në “Fa

Postuar: 24/08/2019 - 21:49

Ish-deputetja Partisë Demokratike ka dhënë së fundmi një intervistë ndryshe rreth jetës së saj pe

Postuar: 24/08/2019 - 20:41

Ish-deputetja Grida Duma ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale dhe si politikane.

Postuar: 24/08/2019 - 20:11

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka qenë mjaft e ashpër në reagimin e saj pas

Postuar: 24/08/2019 - 19:42

Në Shqipëri Partia Demokratike dha sot disa detaje të tjera me të cilat ajo shoqëroi akuzat ndaj