BREAKING NEWS

Bilanci tragjik nga virusi i frikshëm/ 10 mësues shqiptarë në Kinë japin alarmin dhe bëjnë thirrjen urgjente: Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë...

Bilanci tragjik nga virusi i frikshëm/ 10 mësues shqiptarë
x

Politike

Pas paralajmërimit se do ketë burg për të gjithë ndërtuesit që kanë abuzuar, Rama merr vendimin që nuk pritej

Pas paralajmërimit se do ketë burg për të gjithë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se 3 % të sipërfaqes së ndërtimit do ta japin për strehimin social.

“Të gjithë ata që ndërtojnë kanë detyrim ligjor 3% ta kalojnë për nevoja sociale. Në ligjin e posaçëm ne do ta përfshijmë këtë gjë duke iu kërkuar të gjithë atyre që ndërtojnë aktualisht me lejet e Bashkisë”, tha Rama në mbledhjen e qeverisë.

Rama deklaroi se në 16 dhjetor do bëhet publik raporti i parë paraprak për dëmet, ndërsa paralajmëroi personat që mund të shkatërrojnë shtëpitë e tyre me qëllim që të bëhen pjesë e paketës së rindërtimit.

Ndër të tjera Rama bëri me dije se të prekurit nga tërmeti do qëndrojnë në shtëpi me qira deri në maj të vitit 2021.