Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas përplasjes me zv.ndrejtorin e Policisë së Shtetit, Salianji bën veprimin e papritur para eskortës së kryeministrit Rama

Postuar: 15/06/2019 - 22:10

 Pas përplasjeve dhe konfrontimeve që pati me nëndrejtorin e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka teksa së bashku me militantë të PD-së dhe LSI-së tentuan të bllokojnë kalimin e eskortës së kreut të qeverisë Rama në Kolonjë, ish-deputeti Ervin Salianji është parë më tej teksa mundohet të neutralizojë turmën e simpatizantëve. Edhe teksa mbaroi takimin në Devoll për të shkuar më tej për fushatë në qytetin e Korçës, militantët e opozitës u mblodhën sërish në aksin Bilisht-Korçë në tentativë për të bllokuar kalimin e kryeministrit. Por forcat e policisë në vendin e ngjarjes bënë të mundur neutralizimin e turmës duke mos e lejuar të bllokojë rrugën.

Eskorta u qëllua me shishe uji, por në këto video të shpërndara nga Partia Demokratike, shihet teksa Ervin Salianji mundohet të mos lejojë që turma të shkojë në dhunë dhe përplasje me policinë.

Në këto tubime kanë qenë të pranishëm edhe ish-deputetët Klevis Balliu i PD-së dhe Endrit Braimllari nga LSI-ja.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 12:26

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politikisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës.

Postuar: 23/07/2019 - 12:20

Nenkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi se opozita do të vijojë protestat si rrug

Postuar: 23/07/2019 - 12:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dje një mesazh shumë të qartë për të gjithë pushtetarë

Postuar: 23/07/2019 - 11:27

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” shprehet se procesi

Postuar: 23/07/2019 - 11:07

OSBE i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama në lidhje me paketën anti shpifje për të rishi

Postuar: 23/07/2019 - 10:55

Ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit nuk i del ‘e keqja’ me përkujtimin e 3 vje

Postuar: 23/07/2019 - 10:55

Thellohet akoma dhe më tej skandali me falimentimin e “Veneto Banka”.