BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Politike

Pas përplasjeve për vaksinën, thellohet më tej konflikti mes Shqipërisë dhe Rusisë, Tirana shpall “non grata” diplomatin e Putin

Pas përplasjeve për vaksinën, thellohet më tej konflikti mes

Thellohen përplasjet mes Tiranës dhe Moskës. Pak javë më parë pati një përplasje mes Ramës dhe Ambasadës Ruse, e cila u ofrua se do të sillte vaksinën anti-Covid në Tiranë. Por, ditën e djeshme marrëdhëniet janë agravuar pasi Ministria e Jashtme ka shpallur “non grata” një diplomat rus. Qeveria shqiptare e ka shpallur si person të padëshirueshëm diplomatin rus, duke i kërkuar largimin nga vendi për 72 orë, pasi nuk ka respektuar masat anti-Covid-19 të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë. Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme thuhet se diplomati ka përsëritur shkeljen e rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej. “Me keqardhje, qeveria shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar. Qeveria shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masave të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë”, thuhet në njoftim. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme theksohet se marrëdhëniet miqësore me Federatën Ruse janë cenuar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë. Po ashtu theksohet se këto denoncime kanë filluar që prej muajit prill të vitit të kaluar. “Qeveria Shqiptare dëshiron forcimin e marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse, dhe shpreh keqardhje që vullneti i mirë i të dyja palëve është cenuar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespektimin e masave të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj Covid-19. Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masave të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë”, thuhet në deklaratë.

Shkelja e vijueshme e masave

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se lidhur me këtë është diskutuar edhe me ambasadën ruse në vendin tonë, ndërsa thekson edhe rolin bashkëpunues të ambasadorit sa i përket kësaj çështje. Po ashtu, theksohet se pavarësisht premtimeve se nuk do të ketë shkelje të masave ato kanë vijuar të shkelen nga ana e diplomatit. “Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti- Covid-19 nga diplomati. MEPJ ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten. Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të dyja palëve për mos përsëritjen e shkeljeve”, deklaron ministria. Ministria ka kërkuar edhe mirëkuptim nga pala ruse si një masë e domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo, ndërsa ka ofruar gatishmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Më të lexuarat