
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Pas presionit të BE, SPAK vihet në lëvizje për të ngelurit në veting, GJKKO merr të pandehur ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, akuzohet për deklarim të rremë pasurie

Shkruar nga Elmas Bogdani 6 Dhjetor 2022

SPAK është vënë në lëvizje për të hetuar të ngelurit në veting. Disa ditë më parë përfaqësues zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe eurodeputetë të Parlamentit Europian, i bënë ultimatum SPAK për t’u vënë në lëvizje në lidhje me të ngelurit në veting. Thirrja e tyre nuk ka rënë në “veshin e shurdhët”, pasi duket se SPAK është vënë ditën e djeshme në lëvizje për të hetuar të ngelurit në procesin e vetingut, pasi lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër kushtet kryesore për hapjen e negociatave të vendit me BE. Ditën e djeshme, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimin. Ai akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen të pasurisë.
Sekuestrohet pasuria e Selimit
Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të provave për lidhje me elementë të krimit të organizuar në Fier, duke e konsideruar ish-gjyqtarin si të papërshtatshëm për vijim e ushtrimit të funksionit. Pas vendimit të KPK, SPAK nisi hetimet dhe sekuestroi pasurinë e Selimit, trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë. Gjithashtu truall sipërfaqe 2400 m2, e përbërë nga bashkim pasurish, në Jonufër të Vlorës, në pronësi të Kujtim Selimit dhe një truall tjetër me sipërfaqe 764 m2 dhe karburant me sipërfaqe 57 m2 në rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi të të afërmit të tij, Kujtim Selimi. SPAK, duke zbatuar ligjin anti-mafia, i ka sekuestruar ½ e një karburanti në Shetitoren Lungomare në Vlorë. Duke qenë se ish gjyqtari u shkarkua vetëm për pastërtinë e figurës, karburanti nuk ka qenë objekt diskutimesh gjatë seancave të procesit të vetingut. Karburantin ish gjyqtari e ka blerë në vitin 2013 për me vlerë 250 mijë euro. Ai pretenduar si burim një kredie me vlerë 6.6 milionë lekë, shitjen e një apartamenti dhe një garazhi në Vlorë me çmim rreth 79 mijë euro si dhe kursimet e tij me vlerë rreth 20 mijë euro. Karburantin e ka dhënë me qira me vlerë rreth 60 mijë USD në vit.
Veprat penale
Nga ana tjetër gazeta ka kontrolluar të gjitha vendimet që ka zbardhur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku tregohet qartë se pjesa dërrmuese e të përjashtuarve nga sistemi kanë kryer vepra penale. Përveç atyre që janë përjashtuar për kontakte me krimin apo aftësive profesionale, të gjithë që kanë ngelur për shkak të pasurisë kanë kryer krime. Të gjithë këta rrezikojnë të akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim të të ardhurave. “Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, thuhet në nenin 257/a të Kodit Penal. Po ashtu rezulton se disa kanë bërë falsifikim formulari, falsifikim dokumentesh dhe kanë kryer shkelje me kreditë. Disa kanë mashtruar bankat me kreditë, ndërsa disa kanë përfituar kredi të butë në shkelje të ligjit. Një pjesë rezulton se kanë kryer evazion fiskal, pasi duke mashtruar me sipërfaqet e pronave kanë shmangur taksat. Sipas parashikimeve në Kodin Penal, mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në 3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg. Falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg. Dhe mashtrimi me kredi dënohet deri në 7 vite burg. Pra ka emra që rrezikojnë deri në 17 vite dënim.
Më të lexuarat


Ish-deputeti demokrat nxjerr të palarat që fshihen: Berisha i kishte premtuar Agron Nezës ta bënte pjesë të kabinetit qeveritar! Meta është takuar me zyrtarin e FBI-së

“Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate”, Meta rrëfen marrëdhenien mes SHBA-së: Lidhje vlerash dhe jo aferash

“McGonigal ishte miqësuar me Kryeministrin e Shqipërisë”/ Business Insider tregon të pathënat e ish-të dashurës së zyrtarit të FBI!

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

“Dashnoret po flasin”/ Reagon me shpejtësi pas zhvillimeve të fundit politikani i njohur: Gjurmët e aferës mafioze të çonin drejt e tek zyra e Ramës

Sali Berisha nxjerr emrin e politikanit të njohur shqiptar: I përfshirë në aferën e inceneratorëve!

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko "zbërthen" lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi "i fshehtë"

Peleshi intervistë për VOA: Jemi krah më krah me SHBA, kemi shumë arsye për t’u ndjerë të sigurtë në Shqipëri

E dashura e McGonigal i çoi letër FBI-së: Hetoni lidhjet që ka me Edi Ramën

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)
