BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq, presidenti nuk ja ka besën Bashës

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të
x

Politike

Pas presionit të SHBA, PS u mbyll derën të “djegurve” nga dekriminalizimi: S’mund të përfaqësojnë popullin

Pas presionit të SHBA, PS u mbyll derën të “djegurve”

Thirrjet dhe presionet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe partive politike që të kenë kujdes me kandidatët për deputetë që do të propozojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duket se kanë rezultuar të suksesshme. Një sinjal i kësaj natyre ka ardhur nga selia rozë. Ka qenë sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, i cili ditën e djeshme gjatë një interviste për mediat ka theksuar se personat të cilët janë “djegur” nga dekriminalizimi nuk kanë të drejtë të jenë përfaqësues të popullit. Por megjithatë, zoti Pëllumbi iu la një derë hapur, duke shtuar se ata mund të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në mënyra të tjera në partitë ku operojnë, për shkak se të qënurit subjekt i dekriminalizimit thjesht të ndalon të përfaqësosh popullin. “Dekriminalizimi, nuk të bën detyrimisht kriminel. Personazhet që ju përmendët kanë të drejtën e tyre për të vazhduar të japin kontributin në pritet ku operojnë. Por ata nuk mund të jenë përfaqësues të popullit. Personalisht ka përgjegjësi penale, moralisht kanë përgjegjësi edhe të atyre me të cilët bashkëpunojnë. Ligji dekriminalizimit duhet të jetë i përkohshëm, sepse kufizon të drejtat e njeriut për t’u zgjedhur. Kjo duhet të vazhdojë deri kur të arrijmë në një lloj auto-edukimi, kur njerëzit të kuptojnë vetë se nuk duhet të garojnë, kur kanë kryer veprime që janë të papranueshme për të kandiduar. E kemi të pamundur të dimë të shkuarën e të gjithë anëtarëve tanë, duke qenë se jemi forcë shumë e madhe. Forcës politike që i ikin krerët apo ish-krerët duhet të bëjnë analizë pse ndodh kjo gjë. Kjo nuk është puna jonë. Ne mirëpresim këdo që beson te programi ynë. Ky është proces tërësisht normal në një shoqëri të lirë”, deklaroi ai. Më tej, deputeti Pëllumbi gjithashtu foli dhe për objektivin e PS-së në zgjedhjet e prillit, duke thënë se partia e tij synon jo vetëm të konfirmojë votat e 2017-ës, por dhe të rrisë këtë numër, pra rreth 800 mijë vota. “Do të jemi kudo të mundemi pranë njerëzve për të folur me ta çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi mundur të bëjmë. Pra një shpalosje të reformave që kemi nisur, që kemi përfunduar apo ato që janë proces. T’u themi njerëzve pse duhet të na votojnë ne për një mandat të tretë. Strukturat tona kanë filluar punën me listat e zgjedhjeve që janë afishuar. Neve na rezulton se PS i ka votat e veta tradicionale të 2013 dhe 2017. Puna do të vazhdojë. Kemi një objektiv: votat e 2017 (715 vota) dhe rritja e numrit të votuesve për herë të parë. Të kapim rreth 750 deri 800 mije vota. Jemi pothuajse te sigurtë që ky numër përkthehet në 71 mandate”, u shpreh më tej Pëllumbi.

Më të lexuarat