BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Politike

Pas presionit të SHBA, SPAK bën modalitetet e fundit për ish-klubin Partizani, dhëndri i Sali Berishës drejt prangave, rrezikojnë qelinë dy ish-ministra, zyrtarë dhe biznesmenë

Pas presionit të SHBA, SPAK bën modalitetet e fundit për

Dosja e Kompleksit “Partizani”, që do të çojë përpara drejtësisë familjen Berisha duket se po shkon drejt fundit të hetimeve pas presionit të fortë të SHBA, e cila kërkon shkërmoqjen e të korruptuarve në Shqipëri. Sinjalet se dosja po “qepet” u dhanë ditën e djeshme me lëvizjen e SPAK. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, pasi ishte ky i fundit që kallëzoi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh. Burime bëjnë me dije se orkestruesi i madh i kësaj afere Sali Berisha, bashkë me përfituesin, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi rrezikojnë prangat.

Si u thelluan hetimet

Muajt e fundit kanë dhënë shpjegime para prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ish-ministrat e qeverisë “Berisha 2”, por edhe personazhe të tjerë kyçë. Kjo dosje pritet të tronditë zyrtarë të nivelit të lartë dhe biznesmenë. SPAK gjatë këtyre muajve të fundit ka mbledhur të gjitha provat. Për të thelluar hetimet, përpara Taulant Ballës, ka thirrur Afrim Tolen. Ky i fundit ka qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit, për Privatizimin e Objektit “Klubi Shumë-sportësh “Partizani. Tole nuk është i vetmi që është marrë në pyetje. Kujtojmë se disa muaj më parë për të njëjtën çështje është marrë në pyetje dhe ish-drejtori i klubit Partizani, Isa Tare. Ka dëshmuar dhe ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet që ka kryer gjatë periudhës që i është dorëzuar shkresa për ish-kompleksin Partizani. Para hetuesve janë paraqitur ish ministrat e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa për roli e tyre në procesin e privatizimit korruptiv. Pra dosja po “qepet” mirë dhe nga SPAK po përgatiten arrestime, ku “peshku” i parë pritet të jetë Jamarbër Malltezi. Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numër 287/2020, është regjistruar nga SPAK për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim.

Personazhet e implikuar

Nuk ka dyshime se orkestruesi është Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe rrjedhimit e të bijës Argita. Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi. Në këtë aferë të implikuar janë dhe ish ministri I Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.

Paralajmërohen arrestime të bujshëm

Edhe analistët e gazetarët paralajmërojnë se priten goditje tek familja Berisha për dosjet e hapura nga SPAK. Analisti Lorenc Vangjeli tha ditën e djeshme se pritet që brenda verës të ketë një arrestim nga ana e SPAK në atë që ai e quajti ‘oborrin e brendshëm’ të familjes Berisha. Duke iu referuar privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ dhe aferës CEZ-DIA, Vangjeli tha se në aksionin e ardhshëm të SPAK, mund të bëhet fjalë për Shkëlzen Berishën ose Arbër Malltezin, dhëndri i Sali Berishës. “Brenda verës do ketë një goditje në oborrin e banesës familjare të Berishës. Për privatizimin e kompleksin ‘Partizani’ ku emri që përmendet më shpesh është ai i dhëndrit të tij. Po ashtu për çësahtjen e CEZ ku ka pasur një rol jo ligjor i biri i tij”, u shpreh Vangjeli. Paralajmërimet se kjo dosje është qepur mirë i jep dhe gazetari i njohur Denis Dyrnjaja, i cili theksoi se ka informacione se dosja për këtë çështje është mbyllur dhe se së shpejti dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamambër Malltezi, mund të paraqitet në SPAK. “Sipas informacioneve që kam prokurorët e kanë mbyllur pothuajse fare këtë dosje, dosjen në ngarkim të Jamarbër Malltezit dhe besoj se shumë shpejt që do të thirret dhe ai në SPAK. Çështje kohe që do e shohim në dyert e SPAK”, tha ai.

Si u hap dosja për privatizimin e kompleksit “Partizani”?

Më 17 nëntor 2020, deputeti socialist Taulant Balla dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e këtij kompleksi, ku akuzoi vetë ish-kryeministrin Sali Berisha, Jamarbër Malltezin, dhëndrin dhe vajzën e tij, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha. SPAK, më 8 mars të 2022 njoftoi se ka nisur hetimet për këtë aferë. Gjithçka nisi në tetor të vitit 2012, ku deputeti i PS-së Taulant Balla denoncoi se në Kompleksin Partizani, një pronë prej 33 mijë m2 në qendër të Tiranës ka qenë në administrim dhe pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku në atë kohë drejtonte Arben Imami, por ndërtesa u privatizua dhe u shit. “Ndërtesa është privatizuar dhe shitur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave për 100 milionë lekë. Vetëm atyre që janë të lidhur me again në pushtet, përfaqësues të pronarëve mund t’u kthehet një pronë e tillë në qendër të Tiranës. Ne i kërkuam Ministrisë së Mbrojtjes që të sqaronte se kush janë ish-pronarët dhe kujt ia ka shitur kompleksin, por nuk patën kurajon të përgjigjen”, deklaronte Balla. Ai shprehej se kompleksin sportiv “Partizani” e ka privatizuar dhe e ka marrë tashmë si pronë Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës. “Në shtator 2013 kompania “Homeplane” në bashkëpunim me “Kontakt” marrin leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish-kompleksit Partizani. Leja është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013. 6 muaj pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi”, tha Balla. Po ashtu, ai ka thënë se Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35% tek kompania “Homeplane” në janar të vitit 2014, me kontribut 35 mijë lekë. “Si përfundim me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë eurosh, shtatë vite pasi qeveria e Sali Berishës i “falte” fushat e futbollit të kompleksit “Partizani” në qendër të Tiranës”, tha Balla.

I përfshirë dhe Rama

Mësohet se kjo aferë, nuk përfshin vetëm familjen “Berisha” dhe besnikët e tij, por aty i rrezikuari kryesor është dhe kryeministri Rama. Gazeta “SOT” po sjellë detaje dhe fakte interesante nga kjo megaaferë, të cilat hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës. I gjithë ky skandal fillon me firmën që hodhi kryebashkiaku Edi Rama në datën 29.12. 2007 për shkatërrimin dhe kthimin në shesh ndërtimi të kompleksit sportiv "Partizani". Ky vendim, dihet se si dhe përse e në favor të kujt është firmosur e vulosur. Këtë skandal të vitit 2007-2008, të përgatitur prej Ramës së Bashkisë Tiranë dhe Berishës së qeverisë e asgjëson" një shkresë e lëshuar 15 vjet me parë, pra në vitin 1994, nga zyra qendrore e Arkivës së Shtetit Shqiptar, kur drejtor i Përgjithshëm i kësaj arkiv ka qenë krushku i Sali Berishës, ose më saktë, babai i dhëndrit të Saliut dhe vjehrri i Argitës, Luan Malltezi. Sipas këtij dokumenti, pra kësaj shkrese me numër prot 1586/1, datë 12.05.1994, firmosur asokohe nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të shtetit, Luan Malltezi, ish-pronarët e truallit të kompleksit sportiv "Partizani' në Tiranë, janë shpronësuar nga ish-qeveria Fashiste Italiane, në vitet 1940-1941, duke u paguar truallin kundrejt çmimeve të kohës dhe që ish-pronarët, kanë firmosur marrjen e vlerave përkatëse financiare. Gazeta ka kërkuar në arkivë dhe rezulton se në datën 29 dhjetor 2007, Edi Rama në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës, ka miratuar si shesh ndërtimi kompleksin publik "Partizani", si godinë banimi dhe shërbimesh me 5, 7 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë. Ky veprim me gjuhën e ligjit quhet abuzim, shkatërrim dhe grabitje e pronës publike, ndërsa me gjuhën e klanit Rama-Berisha, quhet përfitim dhe pasurim. 

Më të lexuarat