Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas protestës, LSI zbulon se çfarë do të ndodhë me kryeministrin Rama

Postuar: 26/05/2019 - 11:08

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, ndërsa komenton protestën e djeshme të opozitës, thekson se ky është fundi i një pushteti të ligë dhe i analfabetit politik.

Vasili shkruan se vendi nuk ka njohur pushtet më të ligë dhe anti-atdhetarë se ky, ndërsa shton se shqiptarët janë ngritur me mijëra në shesh për të “ç’helmuar këtë vend nga kjo ligësi qeveritare pa fund”.

Postimi i plotë:

Fundi i nje pushteti te ligë dhe i analfabetit politik!

Shqiptare pa fund jane sot ne kembe kundra pushtetit te ligë te rilindjes dhe analfabetit politik ne krye te tij.

Nje pushtet, qe rrenimin e vet e mban ne kembe me qeveritare te rrenuar,qe korrupsionin e “lufton” me nje korrupsion edhe me te madh qe te harrohet i pari, qe problemin do ta zgjidhe me demagogji dhe jo me veprim te vertete e rrenjesor,qe krimin nuk e lufton,por e ul ne sofren e pushtetit,qe voten nuk e fiton,por e vjedh me krininele.

Nje pushtet, qe i urren e perbuz qytetaret,i vjedh ata,i poshteron dhe i perçmon eshte thjesht dhe vetem nje pushtet i lige.

Nuk ka nje hap e veprim te ketij pushteti te lige te rilindjes,qe te tregoje sinqeritet.

Çdo veprim i ketij pushteti te lige eshte vetem mashtrimi i radhes per te fituar minutat e ditet e radhes e per te shtyre ditet e tij te pushtetit.

Shqiptaret jane me mijra e mijra ne rruge e sheshe per te ç’helmuar kete vend nga kjo ligesi qeveritare pa fund.

Shqiperia nuk ka njohur pushtet me te lige,me antiqytetar dhe me antiatdhetar se sa ky.

Nje analfabet politik ne krye dhe gjithefare delenxhinjsh ne qeveri,ne parlament e media jane leshuar si çakenjte qe hungerojne ne deshperim per pushtetin,qe po ju iken,sepse pushtetin keta e konsiderojne prenë e tyre,qe duhet shqyer deri ne fund.

Shqiperia me dhimbje po ndahet nga nje pushtet i lige dhe nje analfabet politik qe deri ne minutat e fundit nxjerrin vec llum.

Ndarja nga ky pushtet i lige eshte njeherazi vendosja e standarteve te reja te medha,parimore dhe te paprekshme nga askush.

Eshte koha te rindertojme pushtetin e mire qe e ngrene qytetaret dhe e kontrollojne e vleresojne vetem ata.

Koha e pushtetit qe i ve vete noten vehtes ka vdekur.

Ka vdekur se bashku me analfabetin politik ne krye te tij.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 12:45

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim në Himarë me strukturat drejtuesi të këtij qyteti, ku të pranishëm kanë qenë Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, drejtues të Polici

Postuar: 19/07/2019 - 12:36

Task Forca e Turizmit dhe strukturat përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik 2019 vijojnë p

Postuar: 19/07/2019 - 12:11

Kryetari i PD Lulzim Basha në fjalën e tij nga selia blu deklaroi ndër të tjera se Partia Demokra

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n