BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka nxjerr mediat jashtë

Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar
x
BREAKING NEWS

“Sulme kibernetike në Shqipëri, Berisha plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Janë të përfshirë edhe grupe nga Rusia dhe Serbia, ja pse Rama ua fsheh informacionet qytetarëve

“Sulme kibernetike në Shqipëri, Berisha plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x

Politike

Pas publikimit të dosjes, Sali Berisha konfirmon moskandidimin e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë të Tiranës, pasi është spiun i ish-Sigurimit të Shtetit

Pas publikimit të dosjes, Sali Berisha konfirmon moskandidimin e Ilir

Raportet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta duket se janë krisur. Gazeta “SOT” ishte e para media në Shqipëri që zbuloi se Ilir Metës dosjen se ka qenë fuks, spiun dhe bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit ia nxori Sali Berisha, kjo nisur edhe nga një deklaratë e bërë nga kryeministri Edi Rama që drejtoi gishtin ndaj kreut të “Foltores”, të cilin e akuzoi drejtpërdrejt se pas këtij skandali fshihet pikërisht ai, për shkak se gjatë kohës që Shqipëria drejtohej nga demokratët në vitet ’92- ’97, këta të fundit kanë pasur akses në dokumentet e regjimit komunist. Por çdo ditë që kalon, duket qartë se këtë “puç” Metës ja ka bërë Berisha. Ky i fundit ditët e fundit është distancuar nga ish-presidenti, ku përveçse se ka nisur të bëjë fushatë veçmas, po tregon edhe se Meta nuk është më pika e tij e dobët”, duke i mbyllur madje edhe derën e bashkëpunimit, premtim që ata si një dyshe e kishin paralajmëruar prej kohësh se do ta çonin përpara. Vitin që vjen në Shqipëri pritet  të mbahen zgjedhjet lokale dhe ish-presidenti, ndërkohë që dje Sali Berisha ka konfirmuar moskandidimin e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë të Tiranës, pasi është spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. “PD ka qenë është dhe do të mbetet nismëtare për çdo formë lustracioni për bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Natyrisht ne jemi që çdo qytetar të ketë të drejtë të njihet me dosjen e tij, dhe askush tjetër përveç atij, nëse ai nuk kërkon për t’u zgjedhur”, deklaroi Berisha dje në një konferencë për mediat nga selia blu. Pra ish-kryeministri Berisha për herë të parë la të kuptohet qartë se nëse duhet të kandidosh, duhet të publikosh dosjen, ndërsa zbuloi se PD do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme vendore me logon e saj dhe se kjo parti është e vendosur për të mos kandidaturë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, individë që kanë qenë spiunë apo bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo do të thotë se askush, as Meta nuk i shmanget dot këtij kushti dhe kësaj radhe nuk e ka as Berishën me vete, duke faktuar krisjen mes tyre.

Ambicia e Metës për Bashkinë e Tiranës

Veta ish-presidenti Ilir Meta tashmë në rolin e kryetarit të Partisë së Lirisë ka lënë të nënkuptohet në daljet e tij të fundit mediatike se ka ambicie për të qenë kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Ai dhe shpura e tij ka nisur një fushatë sulmesh dhe akuzash në adresë të kryebashkiakut aktual, socialistit Erion Veliaj, ndërkohë që ka zbuluar se ai do të bëjë koalicionin vetëm me opozitën, siç i etiketon ai qytetarët, ndërsa nuk përmend fare Partinë Demorkatike të udhëhequr nga “non grata” Sali Berisha. “Tirana është prioriteti i prioriteteve për mua për arsye sepse edhe unë ndjej detyrime të thella për këtë tragjedi që i ka ndodhur qytetit tonë që është bërë i pajetueshëm”, deklaroi Meta dy ditë më parë. Mirëpo kjo strategji, duket se është nuhatur nga ish-kryeministri Berisha, i cili dje jovetëm që nuk e ka më Metën në planet e tij, por i ka mbyllur atij derën e pazareve dhe bashkëpunimit.

Ligji i dosjeve

Ndërkohë ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha foli në komunikim me gazetarët edhe në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku theksoi se kryeministrin Edi Rama hoqi ligjin e Lustracionit, i cili sipas tij, ishte bërë nga demokratët qysh në vitin 1996. “PD siç e dini, në vitin 1996 dhe në vitin 2008 ka votuar në parlament ligjin e lustracionit, ku sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyra si të zgjedhur, pa përjashtim të atyre që kanë qenë në sigurimit. U la por u hoq lustracioni nga PS gjë që për mua e zhvlerësoi ligjin. Në vitin 2008 ne e kthyem të njëjtin ligj sepse e kishte pranuar Kushtetuesja e Shqipërisë, ai ligj kishte një miratim. Në mënyrë absolutisht për mua, të padrejtë, atëherë e anuloi GJK, me anëtarët në konflikte interesi. Duhet pranuar në një farë mënyrë e autorizoi komisioni i Venecias, sepse tha që nuk ka trup tjetër ta gjykojë. Ishte Edi Rama që paditi ligjin në vitin 2008”, u shpreh ai.

Dakord me Metën për qeverinë teknike? Ja si përgjigjet Berisha

Më tej ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dje deklaratën e Ilir Metës një ditë më parë, i cili tha se në shtator do të punojnë për formimin e një qeverie teknike. I pyetur nëse është dakord, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës. “Nuk kemi diskutuar. Teza jonë është kjo që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhje të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike, kjo është diçka që do vendosin forcat politike”, tha ai. Sa i përket referendumeve, Berisha tha se edhe Komisioni i Rithemelimit e ka kërkuar prej kohësh, pasi Shqipëria ka nevojë që të dëgjohet zëri i qytetarëve për një sërë problematikash. “Siç mund ta verifikoni, jemi shprehur për referendum pre kohësh, vlerësoj qëndrimin e PL për referendumet. Pse? Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e pushteteve nga Edi Rama. De facto ajo ka rënë, misionin më kryesor ka ndarjen e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si një shtyllat bazë të demokracisë, për ndarjen e balancave mes pushteteve, ky funksion ka humbur. Janë bërë ndërhyrje në kushtetutë, të shumëllojta të cilat i kanë privuar asaj zhdërvjelltësi. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të falsin me votën e tyre. U bë një referendum në 94’, ai ishte një zhvillimin pozitiv. Që nga ajo kohë referendum ka bërë vetëm PD gjatë këtyre muajve. Shqipëria ka nevojë për zërin e qytetarëve”, nënvizoi Berisha.

Më të lexuarat