BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pas SHBA, edhe Gjermania kërkon arrestimin e “peshqve të mëdhenj”: Duam rezultat në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, kemi sjellë ekspertë afatgjatë në Tiranë

Pas SHBA, edhe Gjermania kërkon arrestimin e “peshqve të

Pas thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kapjen e kokave të grupeve kriminale, ose siç u quajtën ndryshe “peshqit e mëdhenj”, të njëjtin apel ka bërë dhe Gjermania. Ditën e djeshme, ambasadorja gjermane, Suzanne Schultz ishte në të njëjtën linjë me ambasadorin e SHBA, Donald Lu kur kërkoi arrestime të bujshme nga drejtësia shqiptare. Përgjatë një interviste televizive, Schutz theksoi se situata kriminale në Shqipëri është shqetësuese dhe për këtë arsye duhet të punohet fort për të goditur drejtuesit e klaneve kriminale. “Sigurisht që situata e krimit të organizuar në Shqipëri është një situatë mjaft shqetësuese dhe për Shqipërinë, jo vetëm për ne. Ne presim që të luftohen, jo vetëm strukturat e organizuara kriminale, por edhe drejtuesit e tyre. Vetëm kështu do të goditet i gjithë zinxhiri kriminal”, deklaroi ajo. Në vijim të kësaj, diplomatja gjermane kërkoi rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas saj, ngritja e një task force të posaçme për të luftuar grupet kriminale nga ana e shtetit shqiptar është diçka për t’u vlerësuar që do të bëjë të mundur të arrihen rezultate pozitive dhe të kënaqshme. Nga ana tjetër, Schultz theksoi se nga ana e Gjermanisë do të ketë mbështetje të plotë në këtë luftë të nisur, madje në Tiranë do të vijnë ekspertë gjermanë për të asistuar. “Ne e përshëndesim shumë faktin që pranë Ministrisë së Brendshme është ndërmarrë hapi konkret i krijimit të task forcës, lidhur me luftën ndaj krimit të organizuar dhe ne veçanti kundër kanabisit. Ne shpresojmë qe te arrihen rezultate konkrete, dhe për këtë qëllim kemi angazhuar një konsulencë afatgjatë pranë kësaj task force. E rëndësishme është jo vetëm të arrihen rezultate konkrete në reduktimin e sasisë së drogave, por edhe në luftën kundër strukturave kriminale”, u shpreh ajo.

Peshqit e mëdhenj, rruga drejt BE

Ambasadorja gjermane nënvizoi se goditja e peshqve të mëdhenj është e vetmja mënyrë që Shqipëria të bëjë hapa përpara dhe të nisë bisedimet për çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Ne e mbështesim në mënyrë të fuqishme Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Sigurisht që kusht për këtë është një progres i Shqipërisë për sa i përket përmbushjes se 5 prioriteteve kyçe të përcaktuara nga BE, ndër to reforma në sistemin e drejtësisë dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përshëndesim faktin që procesi i vetingut ka hyre tanimë në një fazë operative të vetën, dhe sigurisht shpresojmë që edhe ne sektorët e tjerë, të ketë sa më shpejt progres”, tha Suzanne Schultz.

Azilkërkuesit shqiptarë

Nga ana tjetër, gjatë intervistës televizive, diplomatja foli edhe për çështjen e azilkërkuesve shqiptarë. Sipas saj, numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është ulur, teksa shtoi se Shqipëria është një vend i sigurtë dhe nuk do të pranohet asnjë kërkesë. “Nuk di të t’ju them afatet kohore që do të mjaftojnë që ky problem të marrë zgjidhje, megjithatë është e rëndësishme të thuhet se rruga e azilkërkimit në Gjermani është një rrugë e gabuar. Sepse njerëzit që do të kthehen sërish në drejtim të Shqipërisë mund të dënohen edhe me një ndalim hyrjeje në vendin tonë për 5 vite. Ndaj është më mirë nëse shfrytëzohen mundësitë ligjore për të shkuar në Gjermani siç është ajo me anë të një kontrate të rregullt punësimi”, përfundoi fjalën e saj Suzanne Schultz. 

Më të lexuarat