Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas SHISH, ndryshime dhe në krye të Shërbimit Informativ Ushtarak, Xhaçka propozon emërimin e Bardhyl Nuredinajt

Postuar: 15/11/2017 - 08:03

Shërbimet kryesore informative në vend janë përfshirë nga ndryshime të forta. Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror. Mirëpo ndryshime do të ketë dhe në Shërbimi Informativ të Ushtrisë, i njohur zyrtarisht si Agjencia e Inteligjencës dhe të Sigurisë së Mbrojtjes. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka firmosur urdhrin që emëron në krye të inteligjencës së ushtrisë kolonel Bardhyl Nuredinaj, i cili më parë ka qenë komandant në Qendrën e Personel Rekrutimit të Forcave të armatosura. Kolonel Nuredinaj i merr zyrtarisht funksionet e kreut të AISM-së ditën e mërkurë, më 15 nëntor, mesa duket edhe pas dakordësimit me aleatët. Me ndryshimin e ligjit në vitin 2014 shefi i AISM-së nuk emërohet dhe as shkarkohet më me dekret të presidentit, por ky atribut i takon vetëm ministrit të Mbrojtjes, ndërkohë që e paqartë është se çdo të ndodhë me SHISH-in. “1. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes është autoriteti më i lartë drejtues dhe përgjegjës për veprimtarinë e institucionit. 2. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes këshillon Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për çështje të zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë së mbrojtjes. 3. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes është ushtarak aktiv. 4. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes emërohet, lirohet ose shkarkohet nga detyra nga Ministri i Mbrojtjes. 5. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes është autoriteti që përfaqëson strukturat e inteligjencës ushtarake shqiptare në marrëdhëniet me institucionet brenda vendit, NATO-n, BE-në dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në nenin 9 të ligjit. Më tej deklarohet se ministri i Mbrojtjes është autoriteti më i lartë përgjegjës për veprimtarinë e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes raporton para Kryeministrit për drejtimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 22:52

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se ende nuk është caktuar një datë se kur do të jetë protesta e radhës, por sipas tij nuk është kjo më e rëndësishmja.

Postuar: 19/02/2018 - 21:55

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka komentuar edhe marrëveshjen me Greqinë, për sa i përket çështjes së

Postuar: 19/02/2018 - 21:28

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar në Report Tv, ka folur për negociatat me Greqinë.

Postuar: 19/02/2018 - 20:18

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Prishtinës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka pas reagime të shumta.

Postuar: 19/02/2018 - 18:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Postuar: 19/02/2018 - 18:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të kërkojë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjs nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve

Postuar: 19/02/2018 - 17:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, i cili kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama mbi presidentin e unitetit