BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Politike

Pas shkarkimit, Taulant Balla paralajmëron një tjetër goditje të rëndë ndaj Ilir Metës: Nga gjoba në burg...

Pas shkarkimit, Taulant Balla paralajmëron një tjetër goditje

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Balla ka paralajmëruar hapjen e një procesi penal ndaj presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë u shkarkua nga Kuvendi.

“Kuvendi ka prodhuar 2 dokumente, një raporti dhe një vendimi për shkarkimin. Të dyja këto dokumente i shkojnë Gjykatës Kushtetuese si institucioni i parë në radhë, vendimi dhe raporti. Ky është një.

Raporti i shkon institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm sepse ligji për komisionet hetimore thotë që kur vihen re elementë të veprës penale raporti i dërgohet Prokurorit të Përgjithshëm. Juridiksioni i kalon prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm ia kalon prokurorisë në juridiksionin e së cilës është vepra penale dhe personi që hetohet.

Aty ka elementë sepse në fund të fundit thirrjet e zotit Meta nuk gjenden vetëm në Kushtetutë si të paligjshme, por këto thirrje gjenden në kodin penal. Thirrja për dhunë dënohet me gjobë deri në X vite burg. Janë vlerësime që duhet t’i bëjnë institucionet e drejtësisë. Ne si Kuvend dhe si grup parlamentar i PS besoj që e kemi përfunduar detyrën tonë në atë vendim të djeshëm të Kuvendit. Prej sot e tutje do duhet të flasin institucionet e Drejtësisë”, deklaroi Balla.

Sipas tij, dy proceset, ai në Gjykatën Kushtetuese dhe në Prokurori, nëse do ketë të tilla janë të ndara.

“Kushtetuesja do të vlerësojë në rast se vendimi plotëson kriteret dhe e dyta në thelbin e çështjes nëse shkeljet janë të rënda ose jo. Nuk besoj se ka shumë dilema këtu për të parë. Çfarë duhet të bëjë më shumë se kaq një president republike për të mos qëndruar më në detyrë?! Duket qartë që jemi në një rrugë të shtruar të konfirmimit të shkarkimit të Presidentit, nisur nga opinioni i Venecias.

Gjykata Kushtetuese është një institucion shumë i pavarur dhe duhet të bëjë detyrën e vet”, deklaroi Balla për News24.