Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas shoqërimit në polici për deklaratën e rëndë dhe të frikshme, kryetari i PD-së i 'shtang' të gjithë, nxjerr zbuluar 'surprizën' që ka përgatitur nesër për Ramën

Postuar: 25/06/2019 - 23:57

Pas shoqërimit në komisariatin e policisë Elbasan ka reaguar kryetari i PD-së Aurel Bylykbashi. Bylykbashi thekson se vazhdon që ti qëndrojë besnik të gjitha fjalëve që ka thënë në deklaratën e tij.

Bylykbashi tha:

“Unë e respektoj shtetin. Kam pasur një telefonatë për t’u paraqitur në polici, pavarësisht se unë i di mirë rregullat që edhe po mos të paraqitesha do të çonin furgonin për t’më marrë. Kështu që u paraqita vetë ashtu siç bëra edhe herën e parë, pavarësisht se atje shkruhej arrest në flagrancë. Më morën në pyetje mbi bazën e një indicie që kishin, për një postim timin në Facebook, që ka lidhje me pjesëmarrjen time në krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Demokracisë dhe të Lirisë në Elbasan. Ju mbetem besnik të gjitha atyre që kam thënë në këtë deklaratë. “

Më tej kreu i PD-së u shpreh se ditën e nesërme kur kryeministri ka organizuar një takim në Elbasan, opozita ka bërë një kërkesë në polici për zhvillimin e një tubimi në pallatin e sportit.  

Bylykbashi tha:

“PD dega Elbasan edhe në kuadër të nismës së Aleancës për Mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë ka bërë një kërkesë në polici për një tubim në pallatin e sportit që nga ne gjykohet si ditë proteste paqësore dhe si një mesazh drejtuar kryeministrit se kështu nuk mund të vazhdojë më dhe vendi ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë politike, për të mos e çuar vendin në një katastrofë në 30 qershor.”

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 15:50

Të gjithë presim nesër verdiktin final të KE për çeljen apo jo të negociatave për Shqipërinë në BE, vjen reagimi i ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Postuar: 17/10/2019 - 15:42

Këshilltari  Kryeministrisë për Mediat dhe Publikun,Endri Fuga ka ndarë një status në rrjeti

Postuar: 17/10/2019 - 15:30

Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me tensione të forta, teksa zëvendëskryeministri

Postuar: 17/10/2019 - 14:49

Pasi drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën për shkak se

Postuar: 17/10/2019 - 14:33

Drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën plenare për shkak